Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi: Rama po vjedh pronat e pronarëve për të pasuruar miqtë dhe Sorosin e tij

Malltezi: Rama po vjedh pronat e pronarëve për të pasuruar

Kryetari i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka publikuar titullin e një artikulli të Citizens Channel, mbi një investigim për vjedhjen e pronave në Jug të Shqipërisë nga qeveria.

Malltezi shkruan në Facebook se Edi Rama me të vetët tentuan me vite e mbushën gazetat për të akuzuar atë dhe kryedemokratin Berisha e kishin vjedhur bregdetin e Jugut.

Malltezi thotë se ky “fact check” tregon më së miri se në fakt, bregdeti e vodhi Rama “me lëpirësit dhe trafikantët e tij”. Malltezi shton se Rama po vjedh pronat e pronarëve jo vetëm për të pasuruar familjen e miqtë, por edhe George Sorosin e tij.

Postimi:

15 vite shpifje dhe 1 fact-check

15 vjet rrjesht Edi Rama me gjithe shpuren e tij mjero, Carlo, Koco etj. mbushen gazetat e tyre me shpifje se gjithe bregdetin e mori Saliu, se bregun e vodhi Jamarber Malltezi, etj. Mbi 30 tituj gazetash. Perfshi shkrime te ndokujt qe punonte per Kocon e mjeron e tani eshte ne BIRN. POR Citizens Channel beri Fact-check. Cfare doli? 0 m2 ka Berisha, 0 m2 ka Malltezi. Kush e vodhi bregun? Edi Rama me lepiresit dhe trafikantet e tij. A kane shkruar ndonje rrjesht shpifesit prej 15 vitesh qe kerkojme falje per shpifjet apo “gabimet” tona? Asgje. 1 fact-check beri gazetarja e Citizens Channel dhe tregoi te verteten pas 15 vitesh shpifje. Edi Rama po vjedh pronat e pronareve per te pasuruar veten, familjen e tij, miqte e tij, biles edhe Soros e tij!

Malltezi: Rama po vjedh pronat e pronarëve për të pasuruar

Të fundit