
Flash News
Aksident i rëndë në autostradën Milot-Morinë, makina del nga rruga, ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë! Fëmija vdes në maternitet dy ditë pas lindjes, e dëmtojnë mjekët
Këshilli i Drejtues i RTSH-s nis nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm
Moti i keq shkakton përmbytje në ishujt grekë Paros dhe Mykonos
Malltezi rendit 6 sfidat kryesore mjedisore: Koha ta çojmë kryehajdutin dhe ministrat e tij në shtëpi
Malltezi rendit 6 sfidat kryesore mjedisore: Koha ta çojmë kryehajdutin dhe ministrat e tij në shtëpi
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka mbajtur fjalën e tij gjatë prezantimit të Programit të Partisë Demokratike për Mjedisin, ku ka ndarë 6 sfida kryesore nga problematikat kryesore të mjedisit në Shqipëri, të cilat janë:
Në fund të fjalës së tij, Malltezi theksoi se ‘mjedisin nuk e përmireson as vjedhja e parave të shqiptarëve me taksa karboni që i përpin vrima e zezë e korrupsionit, as përrallat me inceneratorët që do na shpëtonin nga emergjenca e vetëshpallur dhe as propaganda e byrekut’.
Fjala e plotë e Jamarbër Malltezit:
MJEDISI – PIKAT KRYESORE
Te nderuar miq, sic e dini une jam pedagog dhe profesor universiteti prej 15 vitesh duke mesuar mijera studente. Por nese ne vitet 2010 kishim 80-100 studente ne degen e Agromjedisit sivjet jane vec 15! 6 here me pak! PSE? Sepse per fat te keq shteti injoron dijen dhe zyrtaret jane kthyer ne gjobevenes. Ne 8 vitet e fundit vetem 1-2% e atyre qe kane mbaruar per mjedis jane punesuar ne profesionin e tyre. Trishtim!
Po prezantojme sot piketat kryesore te programit te PD per mjedisin. Kemi shume problematika mjedisore ne Shqiperi, por kemi zgjedhur te fokusohemi ne 6 sfida kryesore si meposhte:
Transpozimi i Legjislacionit Mjedisor te BE ne Shqiperi
Parandalim dhe Monitorim i Ndotjes se Mjedisit: Uje, Ajer, Toke
Manaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Ekonomia Qarkulluese
Ndryshimet Klimatike & Rreziqet Mjedisore
Mbrotja e Natyres & Integriteti i Zonave te Mbrojtura Mjedisore
Fondi per Mjedisin (per diskutim)
TRANSPOZIMI I LEGJISLACIONIT MJEDISOR TE BE
BE shpenzoi mbi 4 miljon € dhe transpozoi pjesen me te madhe te legjislacionit Mjedisor te BE permes projekteve STEMA & INPAEL
Ne 2011 u miratuan Ligji per Mbrojtjen e Mjedisit, per Inspektimin, per VNM, per Lejet e Mjedisit, per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve, si edhe VKM per Strategjine Kombetare dhe Planit Kombetar te Menaxhimit te Mbetjeve. Keto ishin thuajse motamo sipas legjislacionit te BE. Por pse nuk u zbatuan ligjet, strategjite dhe planet e veprimit?
Interesat e xhepit injoruan dhe zhbene disa prej ketyre akteve ligjore.
Psh. Strategjia dhe Plani Kombetar i Mbetjeve parashikonin Redukto-Riperdor-Riciklo, me qendra seleksionimi dhe ne fund me rikuperimin termik & landfillin, por keto u injoruan se dolen marifeti i inceneratoreve
Duhet te rikthehemi tek transpozimi i legjislacionit te BE per Shqiperine.
PARANDALIM & MONITORIM I NDOTJEVE AJER-UJE-TOKE
AKM ka vetem nje sektor jo drejtori per Inspektimin Mjedisor. Kujt i duhet? Te dhenat me te fundit ne ëebsite zyrtar te AKM jane vec per 2021 e tregojne qe ne vitin 2021 gjithsej jane vendos 71 gjoba per gjithe Shqiperine. Kaq qenka demi? Nuk ka asnje raport as kush jane industrite me dem mjedisor, as ku jane, as nese kane marre masa, asgje.
AKM ka vec nje sektor monitorimi. Te dhenat me te fundit te ketij sektori jane te 2021 dhe ato vec sa leje kane aplikuar! POR faqja Facebook e Ministrise tregon se ministrja di te gatuaje byrek.
Monitorimi dhe inspektimi jane te vaket, te pasigurt dhe vonesa ne raportim. Behen matje, por nuk ka sistem monitorimi te besueshem. Sipas Programit Kombetar te Monitorimit duhej qe 59 stacione monitorimi te kryenin matje per cilesine e ajrit, por vete raporti zyrtar tregon qe kemi vetem 9 dhe ato nuk jane te akredituara. Per dijeni, ne 2012-2013 jo vetem qe u vendosen stacione permanente monitorimi te cilesise se ajrit, por te dhenat e cilesise se ajrit ne Tirane shfaqeshin live tek ekrani i madh tek Banka Credins mes Bllokut. Per zevendesim filtrash u sabotua programi i monitorimit ne kohe reale.
Ka mbi 18 vjet, qysh kur filluan te botoheshin raportet e gjendjes se mjedisit ne Shqiperi qe situata ne lumin e Tiranes (qe me pas kalon ne L. Ishmit) eshte katastrofale. Treguesit si BOD, O2 i tretur, amoniakalet, fosfori total jane nga 10 dhe deri 20 fishin e normave te lejuara! Pse ndodh kjo? Lumenjte tane ndoten kryesisht nga ujrat e ndotura te zonave urbane qe derdhen te patrajtuara! Cfare eshte bere per kete problem madhor te shendetit te mjedisit por edhe te njerezve qe e perdorin ujin e lumit per vaditje te prodhimeve bujqesore? Qeveria e PD ndertoi 10 impiante trajtimi te ujrave te zeza nga Kavaja, Pogradeci, Shengjini, Durresi, Vlora, Saranda, Korca por sot disa prej tyre vuajne nga mungesa e mirembajtjes (sic ndodh ne Ksamil dhe Sarande qe shperthejne ujrat e ndotura cdo vit sapo fillon sezoni), mungesa e kanalizimeve dhe stacioneve te pompimit qe te sjellin ujrat e ndotura ne impiant sic ndodh ne Durres qe gjithe zona e ish Kenetes dhe Spitalles nuk cojne ujrat e ndotura ne impiant dhe varrezat e Durresit kuderbojne ere nga ujrat e ndotura. Ne Tirane qeveria dhe Bashkia e drejtuar nga PD ne 2012 filloi ndertimin e impiantit te trajtimit te ujrave te zeza fale bisedimeve te Z. Berisha ne Japoni nga ku qeveria e Japonise nisi financimin me afro 80 miljon $. Me 14.01.2016 (pra perpara 9.5 vitesh) Erion Veliaj inspektoi punimet dhe deklaroi se impianti do jete funksional brenda 2017! Kane kaluar thuajse 10 vjet nga ai premtim, por impianti ndonese ka perfunduar, nuk eshte marre ne dorezim, nuk po punon por po ndryshket e po kthehet vete ne mbetje! Jemi i vetmi kryeqytet ne EuroAzi qe nuk trajton ujrat e zeza por i le te vaditen prodhimet bujqesore me keto helme dhe i le te derdhen ne det! 80 miljon $ te cuara dem, asnje pergjegjesi!
Monitorimet per shkarkimet e lëngëta urbane dhe ujërat sipërfaqësorë nuk i ben as ISHP e as AKM por “Subjekti fitues në tender” dhe kemi pare qe subjekti ndotes jane edhe monitorues.
Per dijeni, disa zyrtare nga Inspektoriati i mjedisit, ISHP, AKU apo inspektori i inpektoriateve shkojne dhe gjobisin bare dhe restorante per cilesine e ujit te rubinetit qe vjen nga bashkia se ai uje nuk eshte ne cilesine e nevojshme! POR nuk gjobisin bashkine qe ka 10 vjet qe ka 3-fishuar faturen e ujit me premtimin se do kishim uje 24 ore dhe me cilesi sipas standarteve.
Situata aktuale tregon qe nuk ka monitorim dhe inspektim te besueshem por ligji perdoret per te vjedh bizneset permes kercenimeve per gjoba.
Cfare duhet bere? Duhen ngritur kapacitetet, rritur ne pergjegjesi ne nivel drejtorish dhe duhet te punesohen ne rinj qe jane diplomuar per inxhinieri mjedisi qofte nga UBT, Politeknik apo Shkencat e Natyres dhe jo me militante patronazhiste (vetem 2% e atyre qe kane mbaruar per mjedis jane punesuar ne profesionin e tyre). Monitorimi dhe inspektimi duhen per te parandaluar ndotjen dhe rehabilitimin e ndotjeve historike, jo thjesht per te mbush ca xhepa apo raporte qe botohen me 4 vite vonese. Monitorimet duhet te jene (1) me sistem monitorimi te vazhdueshem e jo thjesht matje momentale qe mund te jene aksidentale, (2) te besueshme, (3) aparatura te kalibruara dhe metodologji te certifikuara dhe te akredituara, (4) te aksesueshme ne kohe reale nga publiku.
Duhet krijimi i bazes se te dhenave per per ndotjen ne ajer, uje, toke dhe hartave te zhurmes. Nga kjo baze te dhenash do te dalin rekomandimet per kapacitetet mbajtese dhe per prioritetet e financimeve. Monitorimi dhe inspektimi do tregojne se si dhe sa po parandalohet ndotja dhe sa dhe si po rehabilitohen zonat e ndotura mjedisore.
Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve & Ekonomia Qarkulluese
Strategjia e Plani i Veprimit te menaxhimit te mbetjeve qe bazoheshin ne parimet “Redukto-Riperdor-Riciklo“ e me pas ne perfitimin termik apo landfill u ndryshua per interes te megavjedhjes me inceneratore qe nuk ekzistojne. Edi Rama dhe Erion Veliaj e kthyen Sharren ne nje monopol te katerfishte: (1) mbetjet urbane (2) mbetjet industriale (3) mbetjet e riciklueshme, dhe (4) depozitimin e dherave qe nuk jane mbetje por mall!
Shqiperia kishte afro 50 kompani riciklimi ne vitet 2007-2015. Sot thuajse nuk ka asnje pasi Sharra u be monopol dhe u perzune ricikluesit per interes te xhepave te edi rames dhe atyre qe vrane ardit gjoklajn.
Cdo polic ne rruge te thoshte troc se biznesi I dherave eshte I edi rames se na detyron te mos lejojme asnje makine te shkoje askund por vec ne sharre ku cmimet u 5 fishuan se u kthye ne monopol. Edhe nese 1 njejti zhvillues kish 2 kantiere ku ne njerin duhej te hiqte dhe ndersa tek tjetri te shtonte dhe, ai nuk mundej qe mallin e tij te mund ta conte nga kantieri 1 tek kantieri 2 por duhej qe te paguante edi ramen ne sharre per te depozituar mallin e tij dhe brenda 1 minuti po me kamionet e tij te paguante perseri edi ramen per te marre mbrapsht dheun e tij per ta depozituar tek kantieri 2. Hajdute te ketille nuk kishim pare gje akoma!
Nuk mjaftoi me kaq por Edi Rama i dha Zotos edhe 22 miljon € per landfillin e Vlores qe nuk funksionon dhe djegin plehrat duke helmuar gjithe qytetin. Po Edi Rama i dha Klodian Zotos edhe 4 miljon euro per zgara pritese lumore per ne Shkumbin dhe Ishem, zgara qe nuk ekzistojne me por 4 miljon euro u perlane! As afera e dherave, dhe as zgarat nuk hetohen nga prokuroret e nenshtruar politike.
5 vjet po behen qysh kur PD depozitoi kallzim ne SPAK per Grup te Strukturuar Kriminal me qellim vjedhjen e 400 miljon eurove permes skemes se inceneratoreve. Edhe Lufta 1 Boterore zgjati 4 vjet e jo 5, por SPAK nuk guxoi ti hetoje per grup te strukturuar kriminal se kudo i del Edi Rama qofte ne (1) injorimin e shkreses se drejtorit te APP qe njoftonte se ligji nuk lejonte kontraten me Zoton, (2) miratimin e kontrates me VKM brenda 24 oresh nga raporti i komisionit te vleresimit qe nuk kish asnje ekspert incenerimi (3) pretendimin sikur ka kaluar 9 procedura me 17 firma brenda dites (4) perfshirjen e neneve te tilla si “pamundesia e nderprerjes se kontrates“ edhe kur ai qe merr para publike i vjedh dhe nuk nderton asgje, (5) injorimin e shkreses se ministres se vet Felaj qe e njoftonte se nuk ekzistonte kompania, (6) dhenien e nje bonusi prek 8 pikesh nje kompanie qe nuk ekzistonte, (7) perdorimin e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave per te paguar punime imagjinare, (8) vjedhje mbi 200 miljon euro nga parate publike per inceneratore qe nuk ekzistojne ose nuk punojne.
SPAK nuk guxon te hetoje as per grup te strukturuar dhe as nuk tregon dot se ku shkuan parate pervec disa therrimeve per Koken e Bllakon.
Per pasoje Sharra ne Tirane, Elbasani e Vlora jane kthyer ne bomba ekologjike dhe tani jane ne gjendje emergjence jo para 11 vitesh!
Zgjidhja: Rikthim tek Ligjet e BE dhe Strategjia e Plani i Veprimit Redukto-Riparo-Riperdor-Riciklo dhe parimet e Ekonomise Qarkulluese.
Ekonomia qarkulluese është një model prodhimi dhe konsumi, i cili përfshin shpërndarjen, ripërdorimin, riparimin, rinovimin dhe riciklimin e materialeve dhe produkteve ekzistuese sa më gjatë të jetë e mundur. Synimi ështe te zgjatet cikli i jetës së produkteve.
Per dijeni: Agjensia Kombetare e Ekonomise se Mbetjeve permendet si agjensi nen varesine e MM por nuk ka fare as ëebsite! Ndersa Agjensia e Bregdetit e ka ëebsite “Page not found“. Por ministrja di te beje byrek.
Rikthimi tek Strategjia dhe Plani i Veprimit kerkon masa konkrete dhe buxhet per te ngritur qendra te seleksionimit te mbetjeve, duke nxjerre sendet qe mund te riperdoren, ato qe mund te riparohen, ato qe duhen ricikluar, ato per kompostim dhe ato me fuqi kalorifike per ti derguar ne furrat e fabrikave te cimentove ose te industrive metalurgjike qe kerkojne lende djegese. Kjo do pakesoje me 2/3 volumin e mbetjeve dhe per pasoje 3-fishon jeten e nje landfilli.
Sugjerojme nxitjen e instrumentave te ekonomise qarkulluese dhe perdorimit efikas te burimeve natyrore
Zbatimi i hierarkise se trajtimit te mbetjeve
Nxitja e biznesit te riciklimit permes grumbullimit te vecuar te mbetjeve
Trajtimi me seriozitet i mbetjeve te rrezikshme perfshi mbetjet spitalore
(per dijeni ne 2011 nje keshilltar i huaj ne Kryeministri, Scoti, beri nje raport per spitalet dhe dilte se 95% e tyre kishin autoklava te pershatshme per trajtimin e mbetjeve spitalore. Korrupsioni I ngritur ne system nga kryehajduti ka bere qe mbi 80% e spitaleve te mos kene me autoklava dhe ti japin para privative te cilet nuk kontrollohen dhe per pasoje shiringa me age hidhen neper brigje lumenjsh dhe dalin ne plazhet ranore duke rrezikuar jetet e banoreve dhe turisteve).
Rehabilitimi i venddepozitimeve ilegale.
Duhet partneritet real me boten akademike, jo te keqperdoren nga mafia dhe mediat e inceneratoreve por duke financuar studime dhe nxitur doktoratura per rehabilitimin e tokave te ndotura (jo te jene doktoraturat si dhoro per patronazhistet apo monedhe korruptimi I botes akademike)
NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE RREZIQET MJEDISORE
Fale financimit afatgjate nga OKB dhe fondeve nga Agjensia Gjermane per Zhvillim GIZ, Shqiperia prodhon raporte periodike ne kuader te Konventes Kuader te Klimes.
Por fatkeqsisht raporte prodhohen por nuk zbatohen. Psh. ne 2015 GIZ financoi Planin e Veprimit per zbutjen dhe masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në Tiranë qe sugjeronte nderhyrjen me masa konkrete ne te pakten 5 zona te ndjeshme te Tiranes. Per fat te keq ky raport nuk u zbatua fare ndersa 9 vite me pas, ne Gusht 2024, Bashkia e Tiranes hapi tender per te prodhuar “Planin e veprimit per ndryshimet klimatike ne Tirane“ – prodhojme nje raport te ngjashem per 45 mije €.
Ne raportet e veta qeveria ne 2017 premtonte si mase te zbutjes se emetimeve te gazrave sere se brenda vitit 2030 udhetimet e gjata ne Shqiperi do kryheshin me tren! Per fat te keq jo vetem qe nuk kane ringritur asnje linje treni, por edhe projektet e Tramit te Tiranes jane lene ne sirtare prej 10 vitesh.
Ne 2015 z. Bozdo nga Bashkia e Tiranes prezantoi projektin e fizibilitetit se futja e dy linjave te para te Tramit ne Tirane (Kinostudio-Kombinat dhe pergjate Buvevardit) mendohej se do lehtesonin trafikun duke hequr te pakten 800 levizje autobuzesh dhe 2600 makina nga rruget e Tiranes. Por propozuesit ishin me biografi te keqe ndaj 10 vjet nuk ka asnje tram.
Per fat te keq, shumicen e efekteve negative te Klimes e kemi te krijuar nga qeveria dhe jo nga natyra globale: Psh. (1) Tepsite e nxehtesise neper rruge dhe sheshe jane krijuar nga betonizimi i cdo sheshi urban ne vend qe te liheshin toka natyrore dhe me peme te larta ne sheshet dhe ane rrugeve; (2) heatëave (dallget e nxehtesise) na shkaktohen nga lejet korruptive per qiellgervishtes qe bllokojne koridoret ajrore, pasqyrojne nxehtesine dhe duke shtuar numrin e banoreve disa fish edhe makinat e per pasoje jane shumefishuar emetimet e gazrave sere ndersa rruget kane mbetur te njejtat; (3) permbytjet e qyteteve po shkaktohen nga betonizimi i tokes qe inkapsulon dheun e nuk lejon te thithe sasine e ujit por 5-fishon permbytjen e siperfaqeve. Zgjidhjet e dhena ne raportin e 2015 u lane ne sirtar se i di kryehajni te gjitha e nuk ka nevoje per mendim shkencor.
Propozojme masa per nxitjen e energjive te pastra dhe parandalimi ose zbutja e rreziqeve mjedisore:
Nxitje te prodhimit te energjise se eres dhe diellit jo vetem ne nivel industrial por edhe nivel privat me subvencione per kthimin e cative ne gjenerues energjie diellore (bashkepunim me Dept. Energjise)
Nxitje per perdorimin e makinave elektrike permes bonuseve ne ulje te taksave dhe/ose shtimit te pikave te karikimit me cmim te ulet energjie
Menjanimi dhe zbutja e efekteve te permbytjeve
Pergatitja e hartes dhe listes se rreziqeve mjedisore
Rritja e pyllezimeve
Investimi ne ndertimin e pritave dhe veprave te kullimit te zonave qe permbyten shpesh
Mos lejimin e banesave dhe bizneseve ne zonat qe permbyten shpesh
Investimi ne parandalimin e erozionit te tokes dhe bregdetit
Ndalimi i shfrytezimit te inerteve ne lumenj
Mbrojtja e Natyres dhe Integriteti i Zonave te Mbrojtura
Masaker kane kryer ne zonat e mbrojtura mjedisore! E nisen me lejen per kompanine e Soros per shpim nafte ne pjesen qendrore te zones se mbrojtur Laguna e Nartes. Ministrat e kryehajdutit deklaruan se e kish lejen per ne det por kish shpenzime ndaj ia dhame ne toke!
Vijoi me lejet per akuakulture ne Pakun Kombetar te Sazan-Karaburunit.
Vijoi me kafshimin e Parkut Kombetar te Dajtit dhe kthimin e shkalles se Tujanit ne guroren private te Gjoka Konstruksion. Ka 5 vjet qe depozituam kallzim penal ne SPAK por aq sa c’folet ju qe nuk ishit fare aq ka pergjigje nga SPAK per kete masaker mjedisore.
Vijoi me lejen per hotel 6 katesh mu ne monumentin e natyres Uji i Ftohte ne Tepelene gje qe ndalohet nga ligji. 5 vjet kane kaluar nga kallzimi penal qe kryem ne SPAK por ende nuk ka pergjigje. Nenshtrimi politik ndaj kryehajdutit edhe kur shkel brutalisht ligjet eshte i papare.
Vijoi me kafshimin e Parkut Kombetar te Butrintit per interes te xhepit te kryehajdutit. Besoj e mbani mend deklaraten skandaloze te ministres se byrekut qe deklaroi “Ja, kete piken e vockel ketu po heqim!“ Ne dhunim te ligjit u dha leje ndertimore brenda ne Parkun Kombetar te Butrintit!
Vijoi me ndertimin e Aeroportit te Vlores brenda zones se Mbrojtur te Nartes a thua se nuk mund te vleresoheshin dot 2-3 alternativa per zhvendosje pak km me tutje. Te gjitha keto jane kryer ne dhunim te ligjit dhe duke injoruar harten e zonave te mbrojtura.
Para 2 vitesh u shpall me tam-tame Parku Kombetar i Vjoses. POR kujdes, perfshihet shtrati i Vjoses por jo delta e saj! Ne cdo lume pjesa me e rendesishme ekologjike eshte delta e lumit pasi krijon habitatet me te larmishme dhe biodiversitetin me te pasur. Por jo ne rastin e vjoses. PSE? Sepse ne delten e vloses dhe ZM Nartes po ndertohet aeroporti dhe edi rama po miraton leje per resorte shtepish te dyta.
Pasi kreu dhjetera kafshime te Zonave te Mbrojtura ne shperfillje te ligjit, tani po ndryshon ligjin qe ti kafshoje duke respektuar ligjin. Per kete qellim, gjithe zonen bregdetare po e heq nga rrjeti i ZM! 13,700 ha u hoqen nga statusi ZM me disa VKM pa asnje konsultim. Ose le te themi mbi bazen e konsultimeve imagjinare. Asgje te lige, cdo gje me ligj!
Para pak vitesh u shkarkua, ringarkua dhe detyrua te dorehiqej drejtori i Parkut Kombetar te Divjake-Karavastase, Ardian Koci, qe ishte kundra planeve per kafshimet e ZM per interes te xhepit.
Edhe investimet ne ZM kryhen per interes te xhepit. Para 10 vitesh u paguan 2 miljon euro per rrugen tek Syri i Kalter por brenda 7 vitesh rruga u prish!
8 miljon € ka shpallur ministrja e byrekut per nje qender multifunksionale ne Vjose! Kur behen me fonde te BE ose BB behen per 10 here me pak. 8 miljon € nuk kushton as hoteli me 6 kate mu brenda zones se mbrojtur!
Cfare propozojme? Ruajtjen e integritetit te ZM! Rishikim te vendimeve te qeverise per kafshimet e ZM bregdetare pasi keto zona jane sensitive dhe ndihmojne ne zbutjen e pasojave te rreziqeve natyrore si permbytjet, erozioni, valet e te nxehtit etj.
Si do kryhet? Ne takime te hapura publike me ekspertet me te mire te ZM, qe jane pedagoge te UT, UBT, Polis, dhe shoqatave mjedisore qe kane dhjetera eksperte mjedisi te apasionuar pas natyres.
Harta e ZM do diskutohet dhe dakortesohet ne komunitetin shkencor, do jete publike, e pandryshueshme dhe kriteret mjedisore do jene kyc ne planifikimin e territorit.
FONDI PER MJEDISIN
Kjo eshte nje teme qe ka nevoje per diskutime dhe qe mesa jam njoftuar FMN nuk pranon krijimin e fondeve jashte buxhetit te shtetit. Ndaj mund te diskutohen modalitetet dhe mund te jete pjese e buxhetit te MM.
Por cfare ka ndodhur keto vite? Deri tani kane dale nga buxheti i shtetit mbi 200 miljon euro per disa inceneratore qe ose nuk ekzistojne fare ose nuk punojne! Keto para nuk kane dale nga buxheti i Ministrise se Mjedisit pasi nuk kishte fare buxhet per to biles as nuk i kish planifikuar as ne buxhetin afatmesem. Lefter Koken e kane perdor si koke turku. Parate dolen fillimisht nga Fondi Rezerve i KM dhe me pas nga buxheti i shtetit.
Le te shohim vec nje takse qe ka shtuar Edi Rama: taksa e karbonit per cdo liter nafte. 27 lek pa TVSH ose 33 lek me TVSH ne cdo liter! Sa i bie ne vit kjo takse e shtuar para 11 vitesh?
Sipas llogaritjeve te mikut dhe ekspertit te mire Flor Mima, vec nga kjo takse qeveria ka perlare mesatarisht afro 220 miljon € ne vit! Per 11 vite rrjesht! Pra sa c’jane paguar per inceneratoret imagjinare, qeveria ka vjedhur shqiptaret cdo vit. Ne 11 vite kjo shkon ne mbi 2.4 miljarde € dhe nese e pjesetojme me numrin e popullsise, 2.5 miljarde/2.5 miljon - i bie qe qeveria ka vjedhur cdo shqiptar me 1,000 € ose 4,000 € per cdo familje shqiptare! Eshte momenti te kerkojme “Edi Rama o hajdut, paret tona ku i ke fut?”
A ka nevoje per investime per mjedisin?
Po, kemi nevoje per te financuar qofte rrjetin e monitorimeve mjedisore, krijimin e laboratoreve te akredituar qe te kryejne vleresime te besueshme, ndertimin e qendrave te seleksionimit te mbetjeve per te nxitur riperdorim, landfille rajonale, impiante te trajtimit te ujrave te ndotura sidomos ne qytetet e medha dhe zonat bregdetare, etj.
Taksa e karbonit ne hidrokarbure eshte vendosur sipas parimit “Ndotesi Paguan” dhe eshte e kuptueshme qe makinat me nafte kane nje takse shtese ne menyre qe te nxiten perdorimi I makinave elektrike.
POR kjo takse se pari ka qene kriminale dhe ka grabit cdo shqiptar me 1000 euro dhe se dyti kjo takse nuk ka shkuar fare tek buxheti i MM ose si Fond per Mjedisin. Nese do kete takse kjo duhet te shkoje te perdoret per qellimin e vendosur perndryshe duhet heq fare si takse.
Zvogelimi 5 here i takses se karbonit per cdo liter nafte nga 27 lek ne 5.5 ose 6 lek eshte nje zgjidhje pasi gjithsesi garanton rreth 55 miljon euro ne vit ne investime per rehabilitimet mjedisore.
Ekperience tjeter ka qene edhe ajo e Polonise qe negocioi “Debt for nature sëap”, ku pati marrveshje dhe 8-10% e borxheve te Polonise shkuan si financim per krijimin e fondit te mjedisit qe mundesoi kalimin nga qymyri ne burime te pastra energjie. Pra mund te kete zgjidhje.
Shkurt, mjedisin nuk e permireson as vjedhja e parave te shqiptareve me taksa karboni qe i perpin vrima e zeze e korrupsionit, as perrallat me inceneratoret qe do na shpetonin nga emergjenca e veteshpallur dhe as propaganda e byrekut. Eshte koha qe te cojme kryehajdutin dhe ministrat e tij ne shtepi e të rrine sa te duan te gatuajne byrek.
Të fundit



Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës
2 Prill 2025, 08:07
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Prill 2025, 07:50




Dy skenarët e tarifave të Trump dhe frika e recesionit dhe varfërisë në SHBA
1 Prill 2025, 21:59

Jetonte me shoqet, zhduket studentja shqiptare në Romë
1 Prill 2025, 21:52
E rëndë! Fëmija vdes në maternitet dy ditë pas lindjes, e dëmtojnë mjekët
1 Prill 2025, 21:35
''Varfëria, rrezik kombëtar'', Bozdo zbërthen programin e PD
1 Prill 2025, 21:24






Fushata elektorale e PD do të hapet me 11 prill në Tiranë
1 Prill 2025, 19:55
Këshilli i Drejtues i RTSH-s nis nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm
1 Prill 2025, 19:42

Moti i keq shkakton përmbytje në ishujt grekë Paros dhe Mykonos
1 Prill 2025, 19:18
Studimi zbulon lidhjen mes gjumit të vonë dhe shëndetit mendor
1 Prill 2025, 19:16
“Defender Europe 25”, Kosova pret stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë
1 Prill 2025, 18:55

Berisha: Ja pse nafta në Shqipëri shitet 40-50% më shtrenjtë se në Kosovë
1 Prill 2025, 18:31
"Braktisi 720 mijë pensionistë", Berisha: Rama ka një armë të vetme, mashtrimin
1 Prill 2025, 18:14
NATO përforcon praninë në Kosovë
1 Prill 2025, 18:11


Osmani cakton 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
1 Prill 2025, 17:34



Rrëzohet nga shtylla elektriçisti në Kuçovë, përfundon në spital
1 Prill 2025, 16:35





Mishi i pulës me salmonelë, Prokuroria e Tiranës nis hetimet
1 Prill 2025, 15:36

Ikja masive, gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së
1 Prill 2025, 15:13
Plagosi me bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari në Sarandë
1 Prill 2025, 15:05
GJKKO shtyn vendimin për Rexhë Byberin, shkaktoi mbi 277 mln lekë dëm
1 Prill 2025, 14:57

Arrestohet truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
1 Prill 2025, 14:36
Lapaj padit në SPAK për shpifje Agron Shehajn
1 Prill 2025, 14:20




Depresioni veror/ Çfarë është dhe si të njohim simptomat
1 Prill 2025, 13:32
Hoxha: Fushata e mazhorancës do financohet nga lojërat e fatit
1 Prill 2025, 13:21
Zgjedhjet e 11 Majit, kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR mbërrin në Tiranë
1 Prill 2025, 13:21
AKU gjen 6 subjekte në Vlorë që tregtonin mish pule me salmonele
1 Prill 2025, 13:02



"Sa herë ta dëgjoni, kujtoni 1 Prillin", Berisha tallet me Ramën
1 Prill 2025, 12:16
Shtyhet seanca për Nuredin Dumanin në GJKKO, zbulohet shkaku
1 Prill 2025, 12:08



Skandali i salmonelës, ish-ministri: Mishi vazhdon të shitet në markete
1 Prill 2025, 11:23

Kopjimi i programit, Berisha ironizon Ramën me video nga AI
1 Prill 2025, 10:50
Çfarë ndodh tani me Marine Le Penin dhe partinë e saj të ekstremit të djathtë?
1 Prill 2025, 10:31

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu
1 Prill 2025, 10:11
Do shisnin në Tiranë dy pistoleta për 10 mijë euro, arrestohen dy persona
1 Prill 2025, 10:00
Rama ua kalon udhëheqësve të NATO-s, mban në dorë 1.4 milionë dollarë orë
1 Prill 2025, 09:49
Cilat informacione nuk duhet t’i ndani kurrë me ChatGPT?
1 Prill 2025, 09:41
Rama e pranon me krenari: Patronazhistët janë qeliza e PS
1 Prill 2025, 09:32

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro
1 Prill 2025, 09:09
Këmbimi valutor 1 Prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme
1 Prill 2025, 09:03

Sot dita e gënjeshtrave, ja çfarë duhet të dini për 1 Prillin
1 Prill 2025, 08:39
HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
1 Prill 2025, 08:31
Parashikimi i motit për ditën e sotme
1 Prill 2025, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Prill 2025, 08:00
Berisha: LaCivita së shpejti në Tiranë, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë
31 Mars 2025, 22:54

Shkullaku: Premtimet e Ramës janë si nafta e Shpiragut
31 Mars 2025, 22:23




“100 fshatrat” mes mungesës së transparencës dhe dështimit
31 Mars 2025, 20:53


Pasi Rama e mbylli, shqiptarët rritën kohën e qëndrimit në TikTok
31 Mars 2025, 20:17
Përballja e së hënës, çfarë do diskutohet në emisionet e mbrëmjes
31 Mars 2025, 20:09


Si të merrni lëndët ushqyese kur nuk konsumoni vaktet e rëndësishme
31 Mars 2025, 19:32
Berisha ngre alarmin: Tirana, një nga 10-12 qytetet më të ndotura të planetit
31 Mars 2025, 19:25