Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi: SPAK dhe institucionet e drejtësisë po e zvarrisin qëllimisht dosjen ndaj Irena Gjokës

Malltezi: SPAK dhe institucionet e drejtësisë po e zvarrisin

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka akuzuar institucionet e drejtësisë për një zvarritje të qëllimshme dhe të koordinuar të hetimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, Malltezi deklaroi se kallëzimi i depozituar prej muajsh ka mbetur pa asnjë përgjigje konkrete, duke kaluar nga një institucion te tjetri në atë që ai e cilësoi si një lojë të mirëorganizuar për ta mbajtur çështjen të bllokuar.

Sipas tij, kjo situatë tregon se institucionet e reja të drejtësisë nuk po funksionojnë për të garantuar drejtësi, por për të mbuluar raste që lidhen me pushtetin.

“E kemi çuar në prokurorinë e Tiranës që të merret me rastin. Prokuroria e Tiranës ka mbi tetë muaj, është muaji i nëntë, nuk ka një përgjigje. Pra, një prokuroria e Tiranës. Dy, është çuar nga avokatja Adriana Kalaja në SPAK. SPAK-u çfarë bëri? E ka hapur, po pa pa emër. Pse? Në mënyrë që ta mbajë varur për tre vite me radhë. Pse duhet ta mbajë pa emër? Çfarë, ajo është me emër dhe me mbiemër e të gjitha, është e qartë. Po vetëm e vetëm që ta zgjasë tre vite. Pra e dyta SPAK. E treta ILD-ja vetë. Në ILD, avokatja Adriana Kalaja ka qysh në maj të 2025-ës që e ka çuar dhe nuk ka absolutisht asnjë përgjigje nga ILD-ja.

Së katërti, ishte Prokuroria e Përgjithshme. Prokuroria e Përgjithshme e mbajti dy vjet, e mbajti, 21 muaj gati. Për çfarë? Për të vërtetuar atë që është me vula apostile, është qesharake, ajo që është e vërtetuar tashmë. Pra, e vonoi. Dhe së pesti, është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili, ne e pamë që na çojnë katër përgjigje që thonte, ne presim vetëm nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk i marrim nga të tjerët. Dhe kur erdhi nga Prokuroria e Përgjithshme, goxha më pas, prapë e hodhi pataten e nxehtë ping-pong për t'ia dhënë ILD-së.

Pra, ne kemi në mënyrë të organizuar të gjithë institucionet e reja të drejtësisë, të cilët janë vënë për të mbrojtur pataten e nxehtë, për të mbrojtur Irena Gjokën, sepse kështu kanë urdhrin politik. Çfarë ndodh tani? Thjesht ping-pong. ILD-ja me gjasë do t'i përgjigjet që nuk e kemi neve tagrin”, tha Malltezi.

Të fundit