Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi sqaron procedurën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”: S’ka asnjë përqindje, jam pronar bashkë me familjet e tjera

Malltezi sqaron procedurën e privatizimit të ish-kompleksit

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka sqaruar procedurën që është ndjekur për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

I ftuar në emisionin “Open”, Malltezi tha se kemi të bëjmë me një kthim të pronës sipas ligjit te pronarët e vërtetë.

I pyetur lidhur me kallëzimin nga Balla ku kreu i Grupit të PS thotë se Malltezi ka marrë 5% garanci nga pronarët dhe 25% të hapësirës ndërtimore duke iu premtuar mbylljen në favor të tyre të çështje, ky i fundit e mohoi një pretendim të tillë.

Malltezi nënvizoi se ai është pronar bashkë me familjet e tjera.

“Është mashtrim i Taulant Ballës. Unë jam bashkëpronar me shumë familje të tjera. Toka ishte shumë e parcelizuar. Toka e Begejave është 28 mijë metër. Shiko ça bën ky. Gjen një nga këto vërtetimet e pronësisë, por prona ishte shumë e copëzuar.

S’kam marrë asnjë nga këto përqindje, hiq ato përqindje për të cilat është dashur të bëhen shpenzime”, tha Malltezi.

Të fundit