Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi: Thagmat e Irena Gjokës me xhaketë Prada, ish-gruaja e burrit i dha lekë borxh

Malltezi: Thagmat e Irena Gjokës me xhaketë Prada, ish-gruaja e burrit

Jamarbër Malltezi ka reaguar lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka e cila mratoi kërkesën e SPAK për të vendosur në "arrest shtëpie" kryedemokratin Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Malltezi shkruan se gjyqtarja ka kaluar vettingun pa justifikuar dot lekët, por thagmat e saj nuk ndalen.

Malltezi shkruan se ajo është shkarkuar nga Berisha, kur ky i fundit ishte president në vitin 1996 dhe iu kërkua dorëheqja për konflikt interesi në këtë çështje, por u shpreh se nuk ka prova.

Sipas Mallteit, thagmat e saj e kanë një arsye: Rama ë vazhdojë të vjedhë i qetë.

Reagimi i Jamarbër Malltezit: 

Thagmat e Irena Gjokës me xhaketë Prada:

Irena Gjoka eshte kryetare e gjykates që shortin e ben “manualisht” dmth sipas xhepit dhe qefit te Edit. Edhe ne gjykatat me te humbura shorti eshte elektronik ndersa ne GJKKO eshte manual se “ashtu eshte nje pune”.
E bukura është që kur ju kërkua dorëheqja për konflikt interesi (tetor 2023) ngaqë Berisha e kish shkarkuar në 1996 gjyqtarja me xhakete 3000 euro Prada tha “nuk keni sjellë prova”. Kur ju dorëzua vendimi si provë në dhjetor 2023 kjo prapë nuk dha dorëheqjen pasi “ai është vendim kolegjial i KLD e jo veç nga Berisha” ndërkohë që sssskape! i partisë e dyshon berishën po për vendime kolegjiale.

Ligji si llastik herë kamzhik e herë letër higjenike, por “keto pune I dine me mire ata te partise” dhe prekurorise qe merren me ruajtjen e moralit komunist.

Pasi ndau shoferin nga gruaja dhe e mori per burre, nuk justifikonte dot leket por vetingun e kaloi sepse ish gruaja e burrit i kishte falur ose dhene leke borxh. Kjo thagme eshte ne vendim! Pra duhet te keni besim tek drejtesia e Edi Rames. Pra ajo qe nuk ka leke por merr borxh vesh xhakete 3000 euro, ndersa ajo qe ka leke e i jep nuk ka xhakete 3000 €. A ka ndonje budalla qe e ha kete? Ne KPA Komisioneri Publik u terhoq nga ankimi ditën para seancës. Unike! Thesi lëviz malet e jo me nje komisioner. Ka disa qe kane deleguar mendjen dhe ndergjegjen dhe ju duken normale keto thagma mjafton qe Edi te vjedhe i qete, por ka me shume njerez te lire qe perdorin mendjen dhe mendimin kritik dhe shohin trishtimin ku degjeneroi kapja e drejtesise nga Edi Rama.

 

Të fundit