Flash News

Ditari i Opozitës

"Mandatet përdoren për interesa personale"/ Gjokutaj: Me 270 milionë euro lan duart me drejtësinë

"Mandatet përdoren për interesa personale"/ Gjokutaj: Me 270

Avokati Genc Gjokutaj, ka folur mbrëmjen e sotme për sistemin e drejtësisë në vend.

I ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV, Gjokutaj bëri deklarata të forta lidhur me situatën në sistemin e drejtësisë dhe mënyrën se si po përdoren mandatet për interesa të ngushta personale.

“Holta Zaçaj kryeson një gjykatë e cila, në kohë të Enverit thoshin: ‘marsh nga ditët tona’. Këta kanë dhënë nga ditët e tyre nëpër mandate vetëm për të hequr Sonilën, Sonila Bejtjan. E kupton tani? Këta janë fiks: ‘marsh nga mandatet tona’. Edhe morën nga mandatet disa muaj vetëm që të kokolepsin punën e Sonila Bejtjas. Të ngushtosh mandatin tënd vetëm që të mos mërzitet ‘ai’,” u shpreh Gjokutaj.

Duke folur për drejtësinë dhe përdorimin e fondeve publike, juristi solli në vëmendje disa shembuj konkretë:

“Të vijmë te drejtësia. Po të marr vetëm gjeneratorët lundrues që janë 100 milionë në 3 vite, janë 166 milionë inceneratori, janë 50 milionë Llogaraja. Me 270 milionë euro ti ke larë duart me drejtësinë. Këto janë lekë që ikin kot. Ne nisemi gjithmonë te parrulla, nuk merremi me thelbin e fenomenit.”

Ai shtoi se homazhet për gjyqtarin e ndjerë duhet të shoqëroheshin me masa konkrete për mbrojtjen e institucioneve të drejtësisë:

“Çfarë u bë për gjyqtarin? Gjyqtari e mori me vete historinë e tij, bashkë me diskutimet për sigurinë në drejtësi. Dhe vajtën bënë homazhe te pallati i larjes së gjynaheve, i bënin homazhe gjyqtarit. Homazhi më i madh për gjyqtarin e ndjerë në detyrë dhe me integritet është që sot të kishe marrë në mbrojtje objektet e drejtësisë. Këtu duhet akti normativ dhe të gjitha këto.”

Në fund, Gjokutaj pyeti pse qeveria nuk ka ndërmarrë masa konkrete:

“Pse nuk bëri akt normativ ai? Të bënte akt normativ që të merreshin gjykatat e prokuroritë në mbrojtje nga policia e shtetit, që edhe krimi të mos ndalojë makinën aty, por t’i japë gaz e të ikë, ndërsa populli të shikojë që siguria ekziston.”

Holta Zaçaj kryeson një gjykatë e cila, në kohë të Enverit thoshin: marsh nga ditët tona, këta kanë dhënë nga ditët e tyre nëpër mandate vetëm për të hequr Sonilën, Sonila Bejtjan, e kupton tani? Këta janë fiks: marsh nga mandatet tona, edhe morën nga mandatet disa muaj vetëm që të kokolepsin punën e Sonila Bejtjas. Të ngushtosh mandatin tënd vetëm që të mos mërzitet ‘ai’.

Të vijmë te drejtësia, po të marr vetëm gjeneratorët lundrues që janë 100 milionë në 3 vite, janë 166 milionë inceneratori, janë 50 milionë Llogaraja. Me 270 milionë euro ti ke larë duart me drejtësinë, këto janë lekë që ikin kot.

Ne nisemi gjithmonë te parrulla, nuk merremi me thelbin e fenomenit. Çfarë u bë për gjyqtarin, gjyqtari e mori me vete historinë e tij, bashkë me diskutimet për sigurinë në drejtësi.

Dhe vajtën bënë homazhe te pallati i larjes së gjynaheve, dhe i bënin homazhe gjyqtarit. Homazhi më i madh për gjyqtarin e ndjerë në detyrë dhe me integritet, është që ti sot të kishe marrë në mbrojtje objektet e drejtësisë dhe këtu duhet akti normativ e të gjitha këto.

Pse nuk bëri akt normativ ai? Të bënte akt normativ që të merreshin gjykatat, prokuroritë në mbrojtje nga policia e shtetit, që dhe krimi të mos ndalojë makinën aty, por t’i jepte gaz e të ikte, por edhe populli të shikojë që siguria ekziston.

Të fundit