Flash News

Ditari i Opozitës

Mandati i Ballukut/ Berisha: Heshtja e ambasadorëve të BE nuk flet për mirë në këtë rast

Mandati i Ballukut/ Berisha: Heshtja e ambasadorëve të BE nuk flet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar heshtjen e ambasadorëve të Bashkimit Europian lidhur me mandatin e ministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një qëndrim që “flet vetë” dhe që nuk është pozitiv për zhvillimet demokratike në vend. 

Sali Berisha: Të falënderoj shumë për sugjerimin. E vërteta është se heshtja e tyre është, për mendimin tim, është një heshtje e cila flet vetë.
Këtu tregon se lobimi i Edi Ramës ka akoma efektet e tij korruptive të neveritshme, por nuk pengoi shqiptarët të mbushin sheshin dhe të thonë fjalën e tyre.
Sidoqoftë, unë jam i bindur se nga ambasadorët që janë në Shqipëri, shumë prej tyre nuk pajtohen kurrë me bllokimin e drejtësisë, nuk pajtohen kurrë me zhvillimet e AKSHI-t, të cilat janë unike në historinë e Europës.
Por natyrisht heshtja nuk flet për mirë në këtë rast.

Të fundit