Flash News

Ditari i Opozitës

Mandati i Berishës, Gjekmarkaj: Rama iu tremb reagimit të opozitës

Mandati i Berishës, Gjekmarkaj: Rama iu tremb reagimit të

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka folur për deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë mbi mandatin e liderit të PD, Sali Berisha.

I ftuar në Syri tv, Gjekmarkaj tha se kryeministri Rama iu tremb reagimit të opozitës dhe se mazhoranca socialiste e ka kuptuar që angazhimi i opozitës për çështjen e mandatit ishte dhe do të jetë serioze.

Debati në studio: 

Gjekmarkaj: Basha ka humbur vulën por po humbet edhe seriozitetin e shakave që na ka qerasur gjatë këtyre 2 vitesh, shaka të hidhura por na ka qerasur herë pas here. Tani të kthehemi te gjërat serioze se ky nuk meriton më shumë.

Peka: E ka thënë seriozisht që nuk është Gjuzi kryetari i euroatlantikëve por jam unë...

Gjekmarkaj: Sot ishte në pritje dhe shtynte doli në rresht të parë dhe qeshte për të treguar devocion me gjeste sikur ky është i përzgjedhuri. Kujtimi është më serioz në shumë aspekte.

Le të kthehemi te çështja serioze.

 Kush i ka filluar spekulimet për mandatin e Sali Berishës. Spekulimet i ka filluar PS me të gjithë sistemin e propagandës. Ka yshtur të gjithë analistët dhe mediat që ka pas vetes për ta bërë atë një pol të ri me qëllim të caktuar që të mos flasim për këto skandalet, ku të flitet për natë për mandatin e Sali Berishës, do t’i hiqet apo nuk do t’i hiqet.

Ata kanë kuptuar se kjo do të ishte një gjë e trashë dhe e pagëlltitëshme. Të shkosh deri në këtë pikë që ta thyesh dhe ta shtypësh Kushtetutën në mënyrë kaq...

Nuk e lënë të vijë në parlament edhe pse ai nuk përbën asnjë rrezik as për ndonjë manipulim prove fakti që mund të vinte 2 apo 1 herë në javë dhe ai e ka kërkuar vazhdimisht këtë.

Por ata e kanë kuptuar edhe një gjë tjetër që angazhimi i opozitës për këtë çështje ishte dhe do të jetë serioz nëse kjo ndodh pasi çdo gjë e ka një limit një vijë të kuqe.

Ne shpesh herë e kemi trashur gjuhën dhe më pas jemi tërhequr por ka një gjë që ti nuk mund të tërhiqesh më.

Të dhunosh gjysmën e Shqipërisë që është opozita dhe lidershipin e saj dhe konkretisht kryetarin e opozitës...

Peka: Po thua që Rama iu tremb reagimit të opozitës?

Gjekmarkaj: Pse jo. Këtë herë opozita nuk do të bente shaka. Thjesht do t’i përgjigjej me moral hebraik çdo përpjekje për të dhunuar mandatin e Sali Berishës. Kjo nuk vihet në dyshim.

Të fundit