Flash News

Ditari i Opozitës

Mandati i Berishës/ Noka: Në korrik do të kemi protestë kombëtare

Mandati i Berishës/ Noka: Në korrik do të kemi protestë

Kjo e premte shënon 6 muaj nga mungesa e kryedemokratit Sali Berisha në Parlament për shkak të arrestit politik. Berisha mbahet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit 2023 pa asnjë akuzë dhe provë.

Kuvendi nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap zyrtar, por për demokratet mandatit i Berishës është vija e kuqe e bashkëjetesës politike në vend, kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Noka ka thënë se cilido qoftë vendimi i Kuvendit, opozita do të zbresë në shesh duke iu rikthyer protestave masive.

Noka: Do të thotë, se nëse regjimi bën eskalimim mbi ligj dhe Kushtetutë, atëherë demokratët do japin sinjale që situata do të eskalojë. Asnjë rrugë tjetër s’ka. I them Lindës së Parlamentit si instrument në duart e sulltan Surrelit bëni kujdes. Cila qoftë vendimmarrja e Kuvendit opozita ka në plane të tregojë muskujt dhe zbresë në shesh duke iu rikthyer protestave kombëtare.

Për Top Channel Flamur Noka konfirmon se me e afërta parashikohet në muajin korrik.

Noka: Vetëm kryengritja dhe mosbindja civile është përgjigjja për narkoshtetetin’ korrik të kemi protestë kombëtare.

 Në një mbledhje të ngushtë që sekretari i përgjithshëm zhvilloi në selinë blu një ditë më parë u vendos jo vetëm për përshkallëzim të aksionit, por edhe për përgatitjen e një rezolutë bashkimi të demokratëve.

Noka: Kemi kontakte me dy deputet, Çollakun dhe Banon. Kemi edhe me te tjerë, po ashtu me drejtuesit në terren. Qëllimi i kësaj rezolute kjo është.

Të hënën Kryesia pritet të caktojë  jo vetëm datën e protestës se korrikut por edhe t’i japë dritën jeshile rezolutës së bashkimit, rezultati i parë i së cilës pritet të shihet këtë muaj me caktimin e drejtuesve të qarqeve.

Të fundit