Flash News

Ditari i Opozitës

Mandati i Berishës, Xhaferri: Topi është tek GJKKO, nuk mund ta mbajë më nën arrest

Mandati i Berishës, Xhaferri: Topi është tek GJKKO, nuk mund ta

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri ka reaguar pasi në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka sqaruar se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit.

Në rrjetet sociale, Xhaferri shkruan se kur Konferenca e Kryetarëve vlerësoi se mungesa e Sali Berishës në Parlament prej 6 muajsh është justifikuar e nuk ka arsye qe mandati ti cënohet, ndaj tashmë topi është tek GJKKO që nuk mund të mbajë më nën arrest liderin e opozitës për një dosje pa asnjë prove dhe pa akuzë.

"Në 14 Maj 2023 Partia Demokratike e nxjerrë thuajse jashtë sistemit nga skenaret e Rilindjes, nën drejtimin e Sali Berishës mori rreth 500 mijë vota nga shqiptarët në zgjedhjet lokale, jo vota të blera, por vota dinjiteti të shqiptarëve të ndershëm që sfiduan kriminelët dhe banditët e modelit 5D që kishin uzurpuar çdo qendër votimi në mbarë Shqipërinë.

Sot Konferenca e Kryetarëve vlerësoi se mungesa e Sali Berishës në Parlament prej 6 muajsh është justifikuar e nuk ka arsye qe mandati ti cënohet, ndaj tashmë topi është tek GJKKO që nuk mund të mbajë më nën arrest liderin e opozitës për një dosje pa asnjë prove dhe pa akuzë.

Sali Berisha prej vitit 1990 është ndër politikanët më të votuar në Shqipëri, ai nuk është një politikan laboratori, as politikan ambasadash, por një politikan dhe një lider i kalitur në beteja elektorale dhe zhvillimet që kanë shënjuar fatet e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë.

PD  sot është një forcë politike që ka refuzuar kompromisin me Edi Ramën, autorin e vrasjes në tentativë të pluralizmin.

PD është alternative e vetme për rrotacion që në Shqipëri është kthyer në një Emergjencë Kombëtare", shkruan ai. 

Të fundit