Flash News

Ditari i Opozitës

Mandati i Olta Xhaçkës, Korreshi: PS duhet ta lërë çështjen të shkojë në Kushtetuese

Mandati i Olta Xhaçkës, Korreshi: PS duhet ta lërë

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në një prononcim për mediat, para parlamentit ku po mbahet seancë për  mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka u  se Partia Socialiste duhet ta lërë çështjen të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu ai tha se bashkëshorti i Xhaçkës nuk ka qenë investitor i asistuar, por strategjik pasi ka përfituar 10 mijë metra katrorë.

Mandati është përkeqësuar këto ditët e fundit. Për pronat e Gaçit kanë hyrë njerëz në burg. Nuk ngelet çfarë të themi. Ça frike kanë që ta gjykojë Gjykata Kushtetuese. Është hera e parë që i dalin kundër.

Mendoj se sot PS duhet, meqë ka besim te GJK, duhet ta çojë. Është ajo që jep fjalën e fundit. Janë ata që edhe në vendime të mëparshme kanë vendosur.

Të furtunës gotës rakisë që përmendi Xhaçka, ne nuk kemi qenë as dehur as të paditur. Jemi të bindur te interpretimi i relacionit. Pretendimet ti bëjë te Gjykata Kushtetuese. Nuk jemi në kohën e Enverit që të themi nuk duhet gjykuar Xhaçka.

Po të jetë kështu hajde se po bëhemi të gjithë investitorë strategjikë. Edhe unë doja dy shezllone atje. Mirë do ishte të kisha 10 mijë metra plazh. Tja lëmë Gjykatës Kushtetuese.’, tha Korreshi.

Të fundit