Flash News

Ditari i Opozitës

Mandati i Xhaçkës, Nesho: Pse mazhoranca tentoi të fitojë kohë me Venecian

Mandati i Xhaçkës, Nesho: Pse mazhoranca tentoi të fitojë
Ish-ambasadori Agim Nesho komentoi mbi mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçkës, ndërsa sot Komisioni i Venecias dha opinionin e tij lidhur me këtë çështjes.

I ftuar në News 24, Nesho tha se se nëse duam të jemi pjesë e BE-së atëherë nuk mund të vihet në diskutim zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Nesho tha se lëvizja e mazhorancës duke iu drejtuar Venecias ishte thjesht për të fituar kohë për një çështje që ishte mjaft e diskutuar mediatikisht. “Në grumbulimin e të gjithë figurave brenda PS që ishin skarcuar për korrupsion, mazhorancës nuk i interesonte që të kishte edhe një figurë të dallueshme, në një kohë kur debati lidhur me pronat në jug ishte shumë i ndezur. Pra kemi një kohë të fituar nga mazhoranca”, tha Nesho.

Ai u shton se kjo mazhorancë duke qenë se ecën me idenë se kontrollon çdo pushtet, ka menduar se edhe mosrespektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk përbën ndonjë problem.

 

 

 

 

 

Të fundit