Flash News

Ditari i Opozitës

Mandati i Xhaçkës, PD ridepoziton sot kërkesë në Gjykatën Kushtetuese

Mandati i Xhaçkës, PD ridepoziton sot kërkesë në

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të dërgojë sërish në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Padia do të dorëzohet në orën 12:30 nga kreu i grupit, Gazment Bardhi, i cili do të ketë edhe një komunikatë për mediat pas dorëzimit të padisë.

Parlamenti votoi më 11 prill kundër dërgimit të çështjen në Kushtetuese. Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të mazhorancës.

Ishte vetë Bardhi që njoftoi se do të ridepozitonin kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, teksa theksoi se PS shkeli hapur vendimet e drejtësisë duke u bërë mburojë politike e Xhaçkës.

“Grupi ka vendosur që do të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës si shprehje e vullnetit të plotë që ne nuk pranojmë që në vitin 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të shkelen hapur vendimet e drejtësisë duke i bërë mbrojtje politike një eksponenti të lartë të mazhorancës”, theksoi Bardhi pak ditë më parë.

Të fundit