Flash News

Ditari i Opozitës

Mandia: Kryesia e PD bënte mbledhje me skenar e fjalime që i bënin qejfin kryetarit

Mandia: Kryesia e PD bënte mbledhje me skenar e fjalime që i

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandia, u shpreh se Kryesia e PD nuk ishte aspak demokratike, pasi edhe mbledhjet bëheshin me skenar.

E ftuar në Ora News, Mandia u shpreh se anëtarët e Kryesisë nuk shprehnin mendimet e tyre, por lexonin fjalime që t’i bënin qejfin kryetarit. Mandia theksoi se kur ka pranuar fillimisht ofertën e Bashës për sekretariat, në mbledhjen e Kryesisë është ndjerë si një person teknik.

"Basha më ka ftuar që të isha pjesë e PD-së për sekretariatit dhe e pranova si kërkesë. Kur isha e përfshirë në mbledhjen e kryesisë së PD-së pashë se asgjë nuk ishte demokratike. Unë isha një person teknik. Kam parë një mbledhje me skenar dhe me fjalime të gatshme nga kolegët të cilët nuk kishin mendimet e tyre personale, por i bënin qejfin kryetarit. Këtu ishte ndarja e madhe. Ndërsa zhgënjimi i madh ishte se kur shkuan njerëzit në Air Albania njerëzit u përjashtuan", tha Mandia.

Të fundit