Flash News

Ditari i Opozitës

Mandia: Qeveria gënjeu Strasburgun për shpronësimet, pati presion mbi ‘Kushtetuesen’

Mandia: Qeveria gënjeu Strasburgun për shpronësimet, pati presion

Sekretarja për Luftën Kundër Korrupsionit në PD dhe njëherazi ish-Avokate e Shtetit, Ledina Mandia, ka thënë se qeveria shqiptare ka gënjyer Gjykatën e Strasburgut për ligjin e shpronësimeve.

E ftuar në Panorama TV, Mandia tha se qeveria ka ushtruar presion mbi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët më pas u shkarkuan gjatë procesit të vettingut.

Sipas Mandisë, qeveia gënjeu Strabsurgun duke deklaruar një faturë krejt tjetër nga ajo që ishte publikuar në faqen e Parlamentit.

“Gabimi nuk ishte thjesht në përkthim, por ishte një falsifikim intelektual i bërë nga qeveria e Shqipërisë për pas zyrës së Avokatit të Shtetit. Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese nuk e mbajti asnjëherë përgjegjësinë se pse mori në konsideratë një akt i cili ishte i ndryshëm nga ai i publikuar në gjuhën shqipe në faqen zyrtare të parlamentit. Në mendimin tim, Gjykata Kushtetuese i dha mundësinë për të kthyer çështje që ishin në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kishte një trysni mbi anëtarët e GJK-së. Pavarësisht se më pas këta anëtarë u shkarkuan nga vetingu. Në radhë të parë, qeveria ka gënjyer Strasburgun, ka gënjyer në momentin e parë kur tha se fatura financiare është 50 milionë”, tha Mandia.

Të fundit