Flash News

Ditari i Opozitës

Manipulimi i votave në Pukë, PR: Dëshmi që në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira

Manipulimi i votave në Pukë, PR: Dëshmi që në

Partia Republikane ka reaguar pas skandalit të manipulimit të zgjedhjeve, ku vota e saj në Pukë ishte numëruar për subjekte të tjera.  Në një deklaratë për shtyp, kjo forcë politike u shpreh se Puka është një dëshmi e qartë se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Deklaratë e Partia Republikane

Partia Republikane denoncon manipulimin e zgjedhjeve.

Puka është një dëshmi e qartë se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Vjedhja e hapur ku vetëm në një kuti votimi 64 vota të Partisë Republikane i kalojnë PDIU, apo dhe ndryshimi për subjektet e tjera  tregon qartë se çfarë zgjedhjesh janë dhe nivelin e manipulimit të procesit zgjedhor.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mbas këtyre fakteve evidente të manipulimit, duhet të hapë dhe numërojë të gjitha kutitë e votimit në Pukë, mandatet e këshilltarëve duhet të shkojnë tek ata që kanë votuar qytetarët, përndryshe vetëm legjitimohet vjedhja.

Të fundit

10 Qershor 2023, 08:47