Flash News

Ditari i Opozitës

“Manipulimi ka filluar masivisht”, Berisha parlajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve të 14 majit

“Manipulimi ka filluar masivisht”, Berisha parlajmëron

Kryedemokrati, Sali Berisha ka paralajmëruar se nuk do të njohë zgjedhjet e 14 majit, nëse ato do të vidhen nga qeveria e Ramës.

Duke folur në një komunikim live me ndjekësit e tij në Facebook, Berisha tha se PS ka nisur masivisht përpjekjet për manipulimin e zgjedhjeve.

Ai shtoi se demokratë nuk do ta tolerojnë kurrë dhe nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

"Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet.

Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigja është vetëm një: vetëm revolucion", tha Berisha. 

Të fundit