Flash News

Ditari i Opozitës

Manjani-opozitës: Nëse doni të fitoni zgjedhjet, hiqni dorë nga Tirana

Manjani-opozitës: Nëse doni të fitoni zgjedhjet, hiqni dorë

Ish-ministri i Drejtësisë, Yllli Manjani i bën thirrje opozitës që të heqë dorë nga beteja për Tiranën, nëse do të fitojë zgjedhjet vendore.

Ai nënvizon se Tirana është “lavatriçja” më e madhe në vend e pastrimit të parave, ndërsa shton se Edi Rama është i aftë të bëjë gjithçka për të marrë Tiranën.

Sipas Manjanit, Rama mund të shkojë deri atje sa të “shesë” Erion Veliaj. Më tej shton se përmes Tiranës, Rama i ka marrë të gjitha mandatet për të qenë në majë të pushtetit.

“Tirana është lavatriçja më e madhe në vend e pastrimit të parave. Para droge dhe korrupsioni pushteti politik ka shumë. Jashtë mase shumë.

Tirana është vendi ku, më shumë se askund tjetër, shkarravinat e Tij janë shndërruar në beton. Dhe shkarravina Ai vijon të bëjë çdo ditë...

Tirana është vendi ku ai ka marrë të gjitha mandatet politike për të hypur në majë të pushtetit, nga ku së fundi çudit gjithë dynjanë.

Ndaj betejën për Tiranën e ka të jetë a vdekje. Për Tiranën i shet të gjithë. Edhe Erion Velinë e shet po të jetë nevoja...Pra zgjedhjet i kemi me Ramën, jo me Velinat e tij. Doni të mundni Ramën? Hiqini nga dora Tiranën! U lutem opozitarëve të mos e harrojnë këtë gjë”, thotë Manjani.

Të fundit