Flash News

Ditari i Opozitës

Mark Marku: Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës po i shërbejnë Ramës

Mark Marku: Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës po i

"Ata që kërkojnë largimin e Bashës, po i shërbejnë Ramës për të larguar vëmendjen nga vjedhje e zgjedhjeve." Kështu ka deklaruar drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Mark Marku lidhur me zërat kritik brenda PD-së që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës

pas takimit mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kandidatëve demokrat në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat pas takimit mes Bashës dhe kandidatëve demokrat në zgjedhjet e 25 prillit, Mark Marku konfirmoi se kryedemokrati iu ka kërkuar gjetjen e provave për të dokumentuar, atë që ai e cilësoi si masakër zgjedhore. Ai tha se do ketë një luftë totale, si në Kuvend, po ashtu dhe me protesta masive.

"E para PD po punon fort për të dokumentuar masakrën zgjedhore të 25 prillit. Të gjithë e dinë që këtu ka patur një maskër zgjedhore, por kjo duhet të dokumentohet me prova. Mosnjohja e zgjedhjeve, nuk do të thotë mosfutja në parlament. Do të luftojmë në parlament, me protesta, në të gjitha mënyrat. Do të jetë një luftë totale dhe do të jem unë personalisht, nëse jo kryedemokrati. Duhen kombinuar të gjitha format e rezistencës bëhet fjalë për një regjm që duhet luftuar me të gjitha format. Aty ku nuk ka zgjedhje të lira aty iu lind e drejta qytetarëve të reagojnë në të gjitha format. I konsideroj si shërbyes të Ramës për të larguar vëmendjen nga vjedhje e zgjedhjeve. Ndoshta ata nuk po e bëjnë me këtë qëllim  Mund t'i shërbes Ramës edhe duke qenë pjesë e PD-së" tha Mark Marku.

 

 

Të fundit