Flash News

Ditari i Opozitës

Mark Marku rendit arsyet pse humbi PD në 25 prill: Në 8 vite kam qenë më opozitar ndaj Ramës se vetë PD-ja

Mark Marku rendit arsyet pse humbi PD në 25 prill: Në 8 vite kam

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Mark Marku ka renditur arsyet pse PD humbi në zgjedhjet e 25 prillit.

“Mendoj se ka pasur blerje masive të votës. Pro ka pas edhe në Lezhë. Ka qenë jashtëzakonisht i madh. Një pjesë e fondeve prej 125 mln për familjet e dëmtuara nga tërmeti një pjesë e madhe ka shkuar në Kurbin e Lezhë dhe aty ku nuk ka pasur dëme. Por këto para përdoren për të penguar e për të shkatërruar zgjedhjet është shumë e dëmshme. Mirë që i kanë marrë qytetarët por është në dëm të tyre se do vjedhje edhe 4 vjet. Është humbje.

Nuk ishte arsyeja e vetme. Nuk u krijuar fryma e ndryshimit në masën e duhur. U përqendrua e gjitha në fushatë. Ishte e mirë. Se u përqendrua te ekonomia te njerëzit. Shtoi pikë. Por pati edhe defekte se ishte e personalizuar. Vetëm Basha. Në asnjë vend të BE nuk merr shumicë votash. Ku ka demokraci asnjë parti nuk merr vota maksimale. Asnjë president nuk del me mandat të parë” tha Marku, teksa ishte i ftuar në Log.

Marku tha po ashtu se ai ka qenë një opozitar i madh i socialistëve për 8 vite.

Nuk ishte gabim që hymë me LSI në fushatë. Mungesë hapje. Duhet të negociosh. Unë kam qenë më opozitar se PD në raport me Ramën” tha deputeti i zgjedhur në 25 prill.

Kujtojmë se gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, Marku kërkoi që të bëhet një analizë e thelluar dhe të ndryshohet strategji për faktin e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se situata në të cilët ndodhet sot PD dhe shoqëria është dramatike. Mes të tjerash ai nuk i kurseu kritikat për organizimin e këtij Kuvendi. Deputeti i zgjedhur i PD-së e cilësoi Kuvendin Kombëtar një teatër absurd, që nisi dhe përfundoi pa përfunduar diskutimet e drejtuesve politikë.

Të fundit