Flash News

Ditari i Opozitës

Mark Marku u tërhoq nga mandati, Agron Gjekmarkaj zgjidhet drejtuesi i ri politik i Lezhës

Mark Marku u tërhoq nga mandati, Agron Gjekmarkaj zgjidhet drejtuesi i ri

Pas largimit të Mark Markut si drejtues politik i Qarkut të Lezhës, vendin e tij do ta marrë deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj.

Lajmin e ka dhënë vetë kryedemokrati Lulzim Basha gjatë mbledhjes së grupit të PD-së sot. Kujtojmë se deputeti Mark Marku dha dorëheqjen nga posti pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Largimi i tij, i hapi rrugën Elda Hotit që u zgjodh edhe Zëvendëse e Markut.

Asokohe, Mark Marku renditi arsyet që e shtynë për tu larguar nga radhët e demokratëve. Sipas tij, Partia Demokratike po shndërrohej në parti që mbronte vetëm interesat e Berishës dhe Bashës.“PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy lidërve të vet , Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrificë”, ka deklaruar ndër të tjera Marku.

Të fundit