Flash News

Ditari i Opozitës

Mark Marku:Nëse do i kishte bërë dikush ‘foltore Berishës’, do ishte rrahur 10 herë në ditë

Mark Marku:Nëse do i kishte bërë dikush ‘foltore

Pedagogu Mark Marku ka hedhur akuza ndaj ish liderit të PD, Sali Berishën se ka shkatërruar demokracinë në këtë parti.

I ftuar në Opinion, Marku tha se nëse dikush do të kishte marrë iniciativën që të zhvillonte “Foltore” në kohën që drejtonte Berisha PD, do të ishte dhunuar nga njerëzit e tij.

Nëse ka një njeri që ka shkatërruar demokracinë në PD është Sali Berisha dhe ata që e kanë mbështetur gjatë pushtetit të tij absolut. Këta e kanë zgjedhur kryetarin e PD, Lulzim Bashën me 80% të votave dhe tani duan të mbledhin Kuvendin me 1/3 e delegatëve.

Ka filluar takimet Sali Berisha, nëse do i kishte bërë dikush foltore Berishës do ishte rrahur 10 herë në ditë. Ai fillimisht shpall nga mitingjet shpall ditën e Kuvendit, kandidaturën e tij dhe se do të mbrojë kandidaturat e tjera dhe tani shikojnë se do bëjmë një miting më të madh dhe do sjellim demokracinë në PD,”-tha Marku.

Të fundit