Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja e Kosovës me BE, Berisha: Urojmë zbatimin e masave nga të dy palët

Marrëveshja e Kosovës me BE, Berisha: Urojmë zbatimin e masave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Bashkimit Europian, për uljen e tensioneve.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Një marrëveshje për t'u përshëndetur.

Të dashur miq, qeveria e Kosovës arriti marrëveshje me përfaqësuesit e BE-së, për zbatimin e një seri masash, për shpërshkallëzimin e situatës në veri të vendit dhe rikthimin në dialog, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Partia Demokratike përshëndet këtë marrëveshje dhe uron përparim në zbatimin me masa konkrete nga të dy palët të Marrëveshjes së Ohrit. Partia Demokratike i bën thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA-ve të ndërpresin sanksionet ndaj Kosovës

Të fundit