Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja e Portit të Durrësit/ Rama nuk votoi, Berisha: Nuk i shpëton përgjegjësisë, firmën e ka te kontrata

Marrëveshja e Portit të Durrësit/ Rama nuk votoi, Berisha: Nuk i

Kuvendi miratoi dje marrëveshjen për Portin e Durrësit me votat e shumicës socialiste, por vetë kryeministri Edi Rama nuk votoi.

Sali Berisa tha se kjo ishte tentativë për t’i shpëtuar përgjegjësisë, ndërsa shtoi se kjo nuk ka për të ndodhur.

Në një konferencë me gazetarët, ai Berisha sqaroi se për Portin e Durrësit në Dubai ka një ministër, ndërsa në Shqipëri firmosi vetë Rama.

“Ai e din çfarë e pret për djegësat. E ka firmën tek kontrata. Aty nuk ka gjë në botë që e shpëton, por edhe këtu nuk e shpëton. Kjo është marrëveshje ekonomike. Aty nuk e ka firmosur Emiri.

Aty ka firmosur një ministër edhe këtu duhet ta firmoste një ministër, por këtu e ka firmosur vetë Rama. Pavarësisht që e ka ratifikuar, e ka bërë edhe këtë me procedurë të përshpejtuar. Rama nuk mundet kurrsesi të shpëtojë. E ka të sigurt përgjegjësinë ligjore, edhe në hënë po të shkojë do merret dhe do sillet para drejtësisë”, tha Berisha.

 

Të fundit