Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja e Ramës me Italinë, Këlliçi: Tradhti, kthen Shqipërinë në kamp refugjatësh

Marrëveshja e Ramës me Italinë, Këlliçi: Tradhti,

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar marrëveshjen që firmosi kryeministri Edi Rama me Romën, duke e kthyer Shqipërinë në një kamp të madh refugjatësh.

Në një postim në facebook, Këlliçi shkruan se, kjo është tradhti ndaj Shqipërisë, duke shtuar se antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama, i cili çdo vit përzë me qindra mijëra të rinj nga vendi për t'i zëvendësuar ata me emigrantë të paligjshëm.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Pa diskutim parlamentar, pa konsensus politik, pa asnjë analizë dhe transparencë publike, pa dhënë asnjë detaj për marrëveshjen e nënshkruar, pa pyetur askënd, 1 vit pasi Tunizia refuzoi të njëjtën ofertë nga Italia, Edi Rama nga sot e shndërron Shqipërinë në kampin më të madh të refugjatëve të paligjshëm në Europë.

Kjo është tradhëti ndaj Shqipërisë dhe është pabesia më e madhe që Rama mund t'i bënte vendit tonë.

Tashmë në portin e Shëngjinit do të strehohen deri në 36.000 emigrantë të paligjshëm çdo vit.

Antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama, i cili çdo vit përzë me qindra mijëra të rinj nga vendi për t'i zëvendësuar ata me emigrantë të paligjshëm.

 

Të fundit