Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja me Italinë, Lela: Gjykata Kushtetuese është kthyer në aneks qeveritar

Marrëveshja me Italinë, Lela: Gjykata Kushtetuese është

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela ka komentuar zhvillimet rreth marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

I ftuar në “Open” në News24, ai u shpreh se me vendimin e marrë duke mos kundërshtuar paktin, Gjykata Kushtetuese është kthyer në aneks qeveritar.

Lela nënvizoi se vendimi i GJK hap një precedent duke thënë se Rama në Gjermani “flirtoi” me idenë e marrjes së disa refugjatëve edhe nga atje.

“GJK është kthyer në aneks qeveritar, ky është shqetësimi më i madh. I dyti është kjo gatishmëria për të mos u pajtuar me organizatat ndërkombëtare dhe ato që lidhen me infrastrukturat ku ne duam të jemi pjesë. Shqetësimi i tretë është se vendimi i GJK krijon një precedent.

Rama para disa ditësh flirtoi në Gjermani me idenë e marrjes së disa refugjatëve edhe nga atje. Ky vendim i hap rrugën edhe një serie të dytë apo të tretë”, tha ai.

Të fundit