Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja me Metën, Berisha: Pas zgjedhjeve, Shqipëria do të jetë blu me nuancë ndryshe

Marrëveshja me Metën, Berisha: Pas zgjedhjeve, Shqipëria do

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur i bindur se opozita e bashkuar do të fitojë zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj 2023.

I ftuar në emisionin “Log” në Abc, Berisha tha se pas zgjedhjeve Shqipëria do të jetë nën ngjyrën blu të PD-së, por këtë herë me një nuancë ndryshe, kjo për shkak të marrëveshjes me Partinë e Lirisë për të garuar me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale.

“Nuk do t’i humbasim bashkitë e mëdha, ne do i fitojmë. Shqipëria do të jetë “Blu Albania” por me një ndryshim të vogël sepse tani jemi bashkuar me Partinë e Lirisë, ka nuancë pak ndryshe”, tha Berisha.

PD dhe PL firmosën më 27 tetor marrëveshjen e bashkëpunimit, ku dy forcat politike do të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale.

 

 

Të fundit