Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja me PS, Bardhi: Rezistenca jonë e detyroi Ramën të tërhiqej

Marrëveshja me PS, Bardhi: Rezistenca jonë e detyroi Ramën

Nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’  u shpreh se, rezistenca prej 5 muajsh e opozitës e detyroi Edi Ramën që e detyroi atë të tërhiqej dhe të ulej me opozitën.

Unë nuk kam lënë gjë rrugës.

Ne kemi reaguar ndaj një vendimi konkret të mazhorancës. Kishte 2 komisione hetimore që ishin kërkuar në seancën e 12 tetorit dhe që u rrëzuan dhe reagimi ynë erdhi për shkak të atij vendimi.

Në momentin që Edi Rama vendos që pas 5 muajsh rezistencë të deputetëve të opozitës, që të zhbëjë vendimmarrjen e tij të gabuar dhe antikushtetuese, kjo nuk mund të konsiderohet si legenosje e opozitës.

Përkundrazi ishte rezistenca jonë që detyroi Edi Ramën të tërhiqej nga vendimi i 12 tetorit 2023, për rrëzimin e të dy komisioneve hetimore.

Nuk ka pasur asnjë negociatë për të drejtat tona, ishte një reflektim i mazhorancës që ishte një vendim i gabuar që duhej të ulej me opozitën për të respektuar të drejtat e opozitës.

Sipas Kushtetutës mazhoranca dhe opozita do të duhet të dakordësojë objektin e hetimit. E vetmja çështja për të cilën mund të diskutohet në organet e kuvendit kur paraqitet një kërkesë për komision hetimor, është objekti, duhet të të ketë dakordësi për objektin.

Ka dhjetëra vendime të Gjykatës Kushtetuese në të cilën thuhet se e vetmja çështje që mazhoranca mund të ketë një propozim alternativ, ku nuk diskuton ngritjen e komisionit, por mund të diskutojë vetëm objektin’, deklaroi Gazment Bardhi ndër të tjera në SYRI TV.

Të fundit