Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja për Butrintin, Zhupa: Do e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese nëse ligji qëndron siç është

Marrëveshja për Butrintin, Zhupa: Do e dërgojmë në

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa është e bindur se presidenti nuk do ta dekretojë ligjin për Butrintin.

Duke folur në një intervistë për Ora News sipas Zhupës, në rast dekretimi apo nëse mazhoranca do ta votojë përsëri të njëjtin ligj siç e ka, duke ja dhënë një privati Butrintin, ky ligj do të atakohet në Gjykatën Kushtetuese.  

Ina Zhupa: Ka dy mënyra se si atakohet në Gjykatën Kushtetuese. Një mënyrë jam unë dhe 27 koleg sepse nuk mund të dërgosh e vetme në Gjykatën Kushtetuese një ligj për ta atakuar, dhe 27 koleg të tjerë të cilët e çojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe jam e bindur tek vullneti i kolegëve opozitar dhe nga ana tjetër ka një mënyrë tjetër ku unë së bashku me organizatat të cilat janë grupe të interesit të prekura drejtpërdrejtë që mbrojnë trashëgiminë kulturore mund ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese.

Por një fakt është i patjetërsueshëm, në qofët se ky ligj qëndron kështu qoftë i dekretuar nga presidenti, qoftë pas dekretimit miratohet në të njëjtën formë do të çohet në Gjykatën Kushtetuese dhe jam e bindur që si ligji për teatrin do të rrëzohet nga gjykata kushtetuese.

Por Butrinti do të ketë fatin që nuk duan ta shëmbin dhe pastaj pavarësisht vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese nuk kemi ç'bëjmë kështu që në këtë rast me Butrintin do t'ia dalim që ta fitojmë këtë betejë besoj.

 

 

 

Të fundit