Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja për emigrantët, Berisha: Komunikova në telefon me zv.kryeministrin e Italisë

Marrëveshja për emigrantët, Berisha: Komunikova në telefon

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ka zhvilluar një bisedë telefonike me zv.kryeministrin e Italisë Antonio Tajani, pas deklaratave të këtij të kryedemokratit për marrëveshjen Rama-Meloni.

Berisha u shpreh se Tajani i kishte thënë se deklarata ishte e ashpër. Megjithatë, kryedemokrati theksoi se ia kishte sqaruar Tajanit se e shikon të pavend që të organizojë protesta kundër emigrantëve apo Italisë, sepse do të ngjallte ksenofobi.

“Më ka marrë në telefon zv/Kryeministri i Italisë Antonio Tajani. Dhe më thotë se, Sali thotë, e pamë atë deklaratën e PD e ne kemi këtë-atë problem, ishte e ashpër. Jo i thashë, ja shpjegova. Për këto arsye thashë unë jam kundër, por i thashë, nuk mund të ketë protesta, PD nuk mund të organizojë protesta që të nxisë ksenofobi, atë nuk e bën. Nuk mundet as të organizojë protesta kundër Italisë, por gjykoj se Italia i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë dhe ndihma italiane është shumë interesante. Krahas miliarda, por shumë më tepër janë ato që kanë mësuar shqiptarët, ka qenë një lloj universiteti. Por edhe në kuptimet e punës, financimit, shkollimit. Sot në universitetet italiane mund të ketë mbi 30 mijë shqiptarë. Në konceptim tim nuk protestohet kundër vendeve të lira. Nuk mund ta krahasoj unë kurrë një vend të lirë me Serbinë për shembull”, u shpreh Berisha.

Të fundit