Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja për emigrantët, Nesho: Edi Rama po i bën shërbimin Melonit

Marrëveshja për emigrantët, Nesho: Edi Rama po i bën

Ish- ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, aktualisht zv.Kryetar i Partisë së Lirisë, u shpreh se Kryeministri Edi Rama po i bën një shërbim homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.

Në News24, Nesho u shpreh se Edi Rama po jep mbështetje për të mbajtur pushtetin e tij autokratik.

“Meloni erdhi me avion, mori helikopterin shkoi në Lezhë, pra dha një sinjal se vizita e saj nuk është për ti dhënë mbështetje Edi Ramës.

U shkelën protokollet në rastin konkret. Në politikën e brendshme Edi Rama ka dështuar plotësisht, shikohet si problemi i madh i Shqipërisë në të ardhmen. Ndaj bën këto shfaqjet, bën edhe deklarata duke kujtuar marrjen e afganëve, duke folur në italisht, dhe të gjitha i bën si një shoë”, tha Nesho.

 

Të fundit