Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja për ikonat, Zhupa kundër vendimit të Flutura Açkës dhe socialistëve: Kufizimi i diskutimeve një shkelje

Marrëveshja për ikonat, Zhupa kundër vendimit të Flutura

Deputetja demokrate, Ina Zhupa kundërshton vendimin e kryesisë së Komisionit të Edukimit, kryetare e së cilit është kolegia e saj Flutura Açka dhe socialistët Petro Koçi dhe Besjan Ajazi.

Ata kanë marrë vendimin që marrëveshja ndërkombëtare për rikthimin e ikonave të vjedhura të diskutohet vetëm një orë dhe pa praninë e ministres Elva Margariti.

Zhupa e konsideron të papranueshëm këtë vendin, ndërsa argumenton pse është e pamjaftueshme koha. Më tej thekson se ajo do të flasë për këtë çështje përtej kohës së përcaktuar.

Deputetja nënvizon se për vendosjen e këtyre kushteve nuk është diskutuar me anëtarët e tjerë të komisionit. Zhupa thotë se po vijon minimi i punës së së Komisionit të Edukimit.

“Dakortësi për kufizim kohe vetem nje ore mbledhja edhe mospjesmarrje të Ministres së Kultures kur diskutohet marreveshje nderkombetare per ikonat.

Kjo vendimarrje eshte bere nga kryesia e komisionit perkatesisht kryetare Flutura Acka, nenkryetar Petro Koci, sekretar Besjan Ajazi me dakortësi sipas njoftimit zyrtar.

Komisioni i edukimit ka per te diskutuar marreveshjen me Maqedonine e Veriut per rikthimin e ikonave te trafikuara ne vendin e tyre te origjines.

Se pari nuk ka ndodhur kurre qe ministri pergjegjes mos te paraqitet pa asnje arsye kur diskutohet nje marreveshje nderkombetare, ku vete eshte autoritet firmetar. Zv Ministrja nuk eshte e votuar nga kuvendi dhe nuk shkarkohet nga kuvendi.

Se dyti nuk ka ndodhur kurre qe pa u diskutuar me anetaret e komisionit dhe marr mirekuptimin e gjithe anetareve, te vendoset diskutimi i nje projektligji, marreveshje nderkombetare me kohe te kufizuar vetem 1 ore. Nje mbledhe kur ska diskutime mund te zgjas edhe me pak por nuk paracaktohet asnjehere ne kete forme arbitrare.

Mjafton te kuptojme qe:

- Paraqitje e projektligjit nga perfaqesuesit e ministrise ze te pakten 20 min.

- Relatori i komisionit ze te pakten 8-10 minuta

- Kohe per pyetje, shpjegime, qendrime te deputeteve per projektligjin bashke me minutat e pergjigjeve te MK per pyetjet per 19 deputet anetar te komisionit eshte 30 minuta.

Sigurisht mazhoranca eshte shume e lumtur me kete kufizim dhe mos prezence te ministres por ne deputetet e opozites nuk mund te bihen kurre dakort per kete gje.

Eshte shkelje e hapur e rregullores, e statusin te deputetit, e lirise dhe pavaresise se tij per te mbrojtur interesin publik”, shkruan deputetja.

Të fundit