Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja për refugjatët, Lela: Protagonizëm deri në delir i Ramës për vëmendje ndërkombëtare

Marrëveshja për refugjatët, Lela: Protagonizëm deri në

Gazetari dhe drejtori i Komunikimit në PD, Afred Lela shprehet se marrëveshja me Italinë për refugjatët nuk është për Shqipërinë dhe shqiptarët.

I ftuar në “Open”, Lela tha se Rama po tenton që të nxjerrë në pah një protagonizëm të ‘sëmurë’ për vëmendje ndërkombëtare.

“Duket se marrëveshja nuk e ka kërkund shqiptarin dhe Shqipërinë, pasi duket se kryeministri ka shqetësime globale dhe rajonale. Unë e di se ai është kryeministri i Shqipërisë. Ky është rrafshi më i dëmshëm. Do të shpëtojmë afrikanët se janë në luftë, por nuk më duket se është shqetësimi i shqiptarëve.

Këto justifikimet më duken mënyra se si fshihet një motiv. Ka të bëjë me protagonizmin deri në delir dhe të sëmurë të kryeministrit për vëmendje ndërkombëtare.”, tha Lela.

Të fundit