Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja për refugjatët, Salianji: Shqipëria do të përdoret si gogol nga qeveria italiane

Marrëveshja për refugjatët, Salianji: Shqipëria do të

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për marrëveshjen Shqipëri-Itali për refugjatët.

I ftuar në studion e Fax News, Salianji tha marrëveshja ka mungesë transparence, pasi Rama nuk e ka konsultuar marrëveshjen në fjalë.

Sipas Salianjit, Shqipëria po përdoret si “gogol” nga Italia, ndërsa Rama po e trajton si çiflig personal.

“Deputetët e mazhorancës nuk dinë gjë. Në rastin me marrëveshjen me Italinë, nuk pati konsultim me institucionet e tjera, as me partinë e tij. Ai shkoi atje dhe u bë fakt i kryer. Marrëveshja ka mungesë transparence, duhet të kalojë në Parlament, prek të gjithë sistemin juridik shqiptar. Qeveria jep një pjesë të territorit të saj qeverisë italiane. Emigrantët nisen për të shkuar në Itali, Shqipëria do të përdoret si “gogol” nga qeveria e Italisë. Rama e trajton Shqipërinë sikur e ka çiflig personal.

Është fyese ndaj cdo shqiptari, nuk pranohen në ndonjë vend afrikan, por e pranon kryeministri shqiptar me kokën e vetë. Mes tyre mund te kete njerez qe sjellin problematika”, u shpreh Salianji.

Të fundit