Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshje për kryetar të këshillit bashkiak në Tiranë? Meta ‘shuan’ zërat: Kam plane kombëtare

Marrëveshje për kryetar të këshillit bashkiak në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur poshtë zërat se në takimin me kreun e PD, Sali Berisha i ka propozuar për kryetar të këshillit bashkiak në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Opinion, Meta tha se  “superpolitikanin” që deklaroi pas takimit me Berishën, qytetarët do e njohin në zgjedhje.  

Meta: Çdo lloj manovre anti-ligjore kundër pluralizmit politike nga Edi Rama do të dështojë. Më 6 mars unë kam qenë president dhe nuk jam angazhuar. Pa diskutim do jemi të përgatitur për gjithçka. Besoj se në këto 4 vite të një marrëzie që ka ndodhur. Të gjithë e kanë kuptuar se çfarë mund të bëj Rilindia kur ka 100% të pushtetit, ajo është rehat, por jo populli.

Fevziu: Kush është superpolitikani që i keni propozuar Berishës?

Nuk është bërë një propozim, është diskutuar për rëndësinë e këshillave bashkiake dhe si pjesë e marrëveshjes të fusim risi të seancave transparente dhe live. Superpolitikani do e shikoni do të jetë një që do e shikoni. Unë vet kam plane kombëtare.

Fevziu: Ju nuk do të jeni?

Meta: Normal!

 

Të fundit