Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja e Trump për Gazën, Berisha: Çfarë tregon heshtja e Ramës

Marrëveshja e Trump për Gazën, Berisha: Çfarë tregon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ka dënuar ashpër qëndrimin e qeverisë shqiptare lidhur me marrëveshjen e propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump për Gazën.

Berisha tha se kjo marrëveshje është përshëndetur nga pothuajse e gjithë bota, përfshirë edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe ministrin e Jashtëm të Kinës, ndërsa heshtja e qeverisë shqiptare është e ngjashme me qëndrimin e Iranit dhe Koresë së Veriut.

“Vetëm Koreja e Veriut, Irani dhe Ramaduro nuk e kanë përshëndetur marrëveshjen e Trump. Këtë qëndrim e dënoj me forcë, sepse është një sjellje identike me regjimet e Teheranit dhe Phenianit,” deklaroi Berisha. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe stafin e tij se po mbajnë një qëndrim absurd dhe të papranueshëm në raport me aleatët perëndimorë.

Sipas Berishës, Shqipëria si vend anëtar i NATO-s dhe me marrëdhënie tradicionale miqësore me Izraelin, duhet të kishte reaguar ndryshe. Ai kujtoi se gjatë periudhës së tij në qeverisje, Shqipëria ka ruajtur marrëdhënie të balancuara si me Izraelin, ashtu edhe me Palestinën, duke përmendur takimet me Shimon Perez dhe Jaser Arafat.

Berisha shtoi se “telefonatat e Tiranës që lidhen me Teheranin dhe Phenianin do të dalin në dritë javët e ardhshme”, duke paralajmëruar se heshtja e qeverisë në këtë rast tregon lidhje të dënueshme politike. “Narkoshteti shqiptar hesht si fija e barit për një marrëveshje që e kanë përshëndetur edhe kundërshtarët e Trump në SHBA,” përfundoi ai.

Të fundit