All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

"Marrin informacione", kandidati i "BF" në Lushnjë: Përfaqësues të PS rrinë afër te qendra e votimit

All - Paragraf - 1

"Marrin informacione", kandidati i "BF" në

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Lushnjë, Eduart Sharka ka denoncuar 'patronazhistët' e Partisë Socialiste. Në një prononcim për mediat ai shprehet se përfaqësues të PS-së rrinë më afër se 100 metra të qendra e votimit, shkelje të cilat ai thekson se i ka denoncuar në KZAZ.

All - Paragraf - 3

“Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje qytetarëve të mi të dalin në votime. Sot është dita që zëri i tyre të dëgjohet. Vota është mekanizmi që ekziston në demokraci për të shprehur vullnetin, u bëj thirrje të dalin masivisht në votime. Përfitoj nga rasti të denoncoj dy fenomene që kam hasur sot gjatë votimeve."

"Funksionon aplikacioni Aktivisti, ku vëzhguesit e kundërshtarit tim politik marrin informacion te qendra e votimit për të lajmëruar njerëzit që s’kanë shkuar të votojnë dhe tjetra, përfaqësues të PS rrinë më afër se 100 metra te qendra e votimit. Këto janë konstatime që i kemi bërë vetë dhe i kemi denoncuar në KZAZ”, tha Sharka.

Të fundit