Flash News

Ditari i Opozitës

Marrja e detyrës nga Trump, Spahia: Moment historik. Një ditë e errët për kartelet e krimit

Marrja e detyrës nga Trump, Spahia: Moment historik. Një ditë e

Ish kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, me anë të një reagimi në Facebook, e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të mirë për lirinë dhe demokracinë në mbarë botën.

Spahia shprehet se marrja e detyrës nga Presidenti Donald Trump shënon një moment historik dhe një ogur të mirë për rikthimin e vlerave tradicionale, lirisë dhe sovranitetit kombëtar, duke frymëzuar ndryshime të rëndësishme edhe në vendin tonë.

“Sot është një ditë e mirë për familjen ashtu siç Zoti dhe natyra e ka krijuar, është një ditë e mirë për lirinë,  demokracinë dhe fjalën e lirë në mbarë botën.

Por sot është gjithashtu një ditë e errët për kartelet e krimit të cilat nga sot do trajtohen si organizata terroriste.

Marrja e detyrës nga Presidenti Donald Trump shënon një moment historik dhe një ogur të mirë për rikthimin e vlerave tradicionale, lirisë dhe sovranitetit kombëtar, duke frymëzuar ndryshime të rëndësishme edhe në vendin tonë.

Zoti bekoftë këdo që nuk resht në përballjen me të keqen për liri, demokraci, drejtësi dhe një jetë me dinjitet!

Nga sot është koha e atdhetarëve, është koha e atyre që duan kombin, familjen dhe Zotin!✌️”,

Të fundit