Flash News

Ditari i Opozitës

"Marshim drejt Tiranës", PD publikon spotin zyrtar të protestës së 7 tetorit

"Marshim drejt Tiranës", PD publikon spotin zyrtar të

Partia Demokratike ka publikuar spotin zyrtar të protestës kombëtare e thirrur të hënën më datë 7 tetor në orën 18.00 në Tiranë.

 Motoja e protestës sipas spotit është nisja e Mosbindjes Civile me qëllim një qeveri teknike asnjëanëse që mbikqyr zgjedhjet e ardhshme për të siguruar barazinë dhe lirinë e tyre.

Spoti gjithashtu revokon përndjekjen e eksponentëve politikë të opozitës dhe kërkon lirimin e tyre si të liderit të opozitës Sali Berisha edhe të deputetit Salianji.

"E gjithë Shqipëria do të jetë në Kryeqytet. Në kryeqendrën e vendit tonë shqiptarët do të bashkohen sërish për një protestë madhështore kundër regjimit të instaluar në Shqipëri", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD. 

Dënimi politik i deputetit Ervin Salianji nxiti reagimin e ashpër të opozitës, ku disa ditë më parë në sallën e Kuvendit deputetët hodhën sende drejt kryetares së Kuvendit, dogjën karriget e tyre para Parlamentit. Ndërsa ditën e sotme pati një përplasje ballë për ballë me përfaqësues te mazhorancës në hyrje te Kuvendit pas dënimit të 24 deputetëve demokratë.

 

Të fundit