Flash News

Ditari i Opozitës

Martesa brenda të njëjtës gjini sot në Tiranë, Meta: Akt i paligjshëm!

Martesa brenda të njëjtës gjini sot në Tiranë, Meta:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar kurorëzimin me martese brenda të njëjtin çift sot në Tiranë.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se ky eshtë një akt i paligjshëm që, bëhet në mënyrë të koordinuar nga Prindi 1 qeveria e Ramës, dhe Prindi 2 bashkia e Tiranës.

"Kemi të bëjmë me një politikë të faktin të kryer. Që, bëhet në mënyrë të koordinuar nga Prindi 1 qeveria e Ramës, dhe Prindi 2 bashkia e Tiranës.
Është një akt i paligjshëm. Dhe njëkohësisht kërkon të shndërrojë në normalitet, një devijim për ta shndërruar atë në normë, për të gjithë shoqërinë.
Dhe, padyshim është një politikë shkatërruese për familjen shqiptare. Aq, më tepër që zhvillohet në prag të diskutimit, të një ligji tepër tinzar, ndaj të cilit janë ngritur kundër, dhe të gjitha komunitet fetare.
Por, dhe gjithë opinioni i shëndoshë, siç është ai i surrogacisë. Që është një krim I madh, dhe që synon shkatërrimin biologjik të vendit tonë", tha Meta,. 

Të fundit