Flash News

Ditari i Opozitës

Masa e SPAK, Berisha i prerë: Nuk pranoj sanksionet antikushtetuese të Ramës

Masa e SPAK, Berisha i prerë: Nuk pranoj sanksionet antikushtetuese të

Kryedemokrati Sali Berisha foli jashtë Kryesisë së Kuvendit për masën “detyrim paraqitje” të caktuar nga SPAK.

Berisha tha për mediat se nuk do t’i pranojë kurrë sanksionet antikushtetuese të Ramës. Ai shtoi se vendimi duhej të ishte dërguar në Kuvend, por autoritetet nuk e dorëzojnë atje pasi ka shkelje të Kushtetutës.

Berisha u shpreh se nuk ka refuzuar kurrë të paraqitet para drejtësisë dhe se beteja që po bën sot është e gjitha në kuadër të mbrojtjes së interesave jetike të qytetarëve.

“Nuk pranoj kurrë sanksionet antikushtetuese të Edi Ramës dhe bandës së tij. Çdo qytetar duhet ta dijë, se unë sa herë jam thirrur në prokurori, jam paraqitur gjatë jetës sime. Nuk kam refuzuar kurrë. Ai vendim duhet të shkojë në parlament, se aty e kam qendrën e punësimit se në parti politike nuk vjen dot. Por atje nuk e dërgojnë dot se ai vendim është shkelje flagrante e Kushtetutës.

Nëse për një deputet shkelet Kushtetuta, imagjino se çfarë bëhet me një qytetar të thjeshtë. Dhe Edi Rama kërkon të vendosë gjer në fund pushtetin e tij personal. Unë u them demokratëve dhe qytetarëve se ne qëndrimet e mia nuk ka asnjë gjë personale, përveç mbrojtjes së interesave jetike të tyre, duke mbrojtur Kushtetutën. Kushtetuta ka përcaktimet e veta”, tha Berisha.

Të fundit