Flash News

Ditari i Opozitës

“Masa edhe ndaj Serbisë”, Berisha: Mirënjohje për Kroacinë dhe Slloveninë Bllokuan sanksionet e

“Masa edhe ndaj Serbisë”, Berisha: Mirënjohje për

Kreu i PD, Sali Berisha ka përshëndetur kërkesën e kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë gjatë samitit të Brukselit se për situatën në veri, s’mund të ndërmerren masa vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj Serbisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ata i dhanë një goditje fatale politike presidentit serb, Vuçiç, i cili para se të diskutohej në Bruksel vendosi i pari sanksionet ndaj Kosovës.

Postimi i Berishës:

Mirënjohje ndaj kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Te dashur miq, dje në Bruksel kryeministrat e dy vendeve mike të rajonit Kroacisë dhe Sllovenisë, bllokuan propozimin e ndëshkimit të njëanshëm, vendosjen e sanksioneve vetëm ndaj Kosovës.

Ata i dhanë një goditje fatale politike argatit të serbomadhit Vuçiç, i cili në shërbim të neveritshëm ndaj patronit te tij, kohë para se të diskutohej në Bruksel vendosi i pari sanksionet ndaj Kosovës.

Duke shprehur mirënjohjen time dhe të PD, kryeministrave të vendeve mike të rajonit tonë për qendrimin e tyre objektiv, shtoj këtu se nuk duhet harruar për asnjë çast se Edi Rama i cili është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Ëashingtonit për korruptimin e shefit të kunderzbulimit të FBI për Neë York-un dhe përdorimin e tij gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e opozitës.

I vetdijshëm se hetimi i hapur penal, domethenë dera e hapur e burgut për Ramen, ai kërkon gjithashtu që me sulmet e tij ndaj Kosovës të lehtësoj pozicionin e tij për krimin e rënde që ka kryer. Shtoj këtu se është kërkuar që dosja McGonigal-Edi Rama të bashkohet me Dosjen McGoniga-Deripaska të Neë York-ut, gjë që përbën një përkeqësim të tmerreshëm të gjendjes së Ramës dhe flet për rënien e tij në merimangën ruse

 

Të fundit