Flash News

Ditari i Opozitës

Masakra me 10 viktima në Mal të Zi, Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin kriminal

Masakra me 10 viktima në Mal të Zi, Berisha: Dënoj me

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas masakrës me 10 viktima në Cetinje të Malit të Zi.

Në një postim në Facebook, Berisha dënon masakrën duke e konsideruar një akt kriminal e të shëmtuar. Kryedemokrati i shpreh ngushëllime familjeve së viktimave dhe qytetarëve të Malit të Zi.

“Nje masaker e vertete ne Çetine! Vriten dhjete qytetare dhe plagosen gjashte te tjere!

Miq, nje person i armatosur ka hapur zjarr dje pasdite ne nje lagje te Çetines dhe ka vrare 10 qytetare, nder te cilet dy femije, dhe plagosur 6 te tjere.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal e te shemtuar, i shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjeve te viktimave, qytetareve dhe autoriteteve te vendit fqinj. I uroj gjithashtu sherim te plote te plagosurve”, shkruan Berisha në Facebook.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë ku një 34-vjeçar ka vrarë familjen e tij dhe më pas ka dalë në rrugë duke hapur zjarr ndaj qytetarëve. Mes viktimave ishin dhe dy fëmijë.

Të fundit