Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Masakra në Dobraç/ Berisha: Nderojmë me një minutë heshtje viktimat e krimit të mafias shtetërore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e nisi fjalimin e tij në tubimin qytetar, me një minutë heshtje në nder të viktimave të masakrës së para pak ditëve në Shkodër.
Gjatë fjalimit të tij, Berisha akuzoi Edi Ramën se, kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar sepse sepse ai e ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtim në të gjitha kohërat e saj.
Berisha: Të dashur miq!
Mediat njoftuan se sot në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë Bashkim Basha, babai i 3 fëmijëve, bashkëshorti i të ndjerës, Flutura Basha. Viktimë e masakrës së licencuar nga Edi Rama, narkopolicia e tij, për narkobandën, me qëllim që të terrorizoj Shkodrën dhe të grabisë mandatin e tij.
Le të nderojmë ne, me një minutë heshtje viktimat e këtij krimit të mafias shtetërore.
I përjetshëm kujtimi i tyre.
Zotimi ynë është në dhe vetëm një, mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë. Përkundrazi gjithnjë e me më guxim do të ngrihemi të përballemi çdo ditë dhe kudo me ta.