Flash News

Ditari i Opozitës

Masakra zgjedhore në Elbasan, Noka: Makineria shtetërore shkeli çdo ligj

Masakra zgjedhore në Elbasan, Noka: Makineria shtetërore shkeli

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka paraqitur provat e masakrës zgjedhore për qarkun e Elbasanit.

Noka tha se të gjitha faktet e mbledhura dëshmojnë se tregojnë të gjitha presionet që janë bërë nga ministria e Arsimit me në krye Evis Kushin. Noka shtoi se materialet e grumbulluara vërtetojnë qartësisht se zgjedhjet e 14 majit 2023 në Bashkinë e Elbasanit, nuk përmbushën asnjë kriter apo standard demokratik për një proces zgjedhor të lirë zgjedhor dhe të ndershëm.

“Jemi sot këtu për të bërë publike të dhënat që përmban raporti, i cili është hartuar me fakte, me dokumente shkresore, fotografike, filmike, dëshmi të zgjedhësve për farsën e zhvilluar në Bashkinë e Elbasanit. Në këtë material të hartuar nga dega lokale dhe shtabi i kandidatit, do paraqesim sot materiale të bollshme edhe mbi shantazhin, kërcënimet, presionet që kanë bërë piramida e Ministrisë së Arsimit me në krye ministren, piramidat shtetërore e të gjitha institucionet shtetërore dhe të tjera lokale me në krye Damian Gjiknurin, e gjithë administrata e Bashkisë së Elbasanit me në krye Gledian Llatjen. Kërcënimet, shantazhet dhe miklimet, të gjitha në funksion të rrëmbimit të votës, të devijimit të vullnetit të qytetarëve të Elbasanit në favor të kandidatëve të pushtetit. Materialet e grumbulluara vërtetojnë qartësisht se zgjedhjet e 14 majit 2023 në Bashkinë e Elbasanit, nuk përmbushën asnjë kriter apo standard demokratik për një proces zgjedhor të lirë zgjedhor dhe të ndershëm”, tha Noka.

 

Të fundit