Flash News

Ditari i Opozitës

Mashtrimi i Veliajt me shkollat, Këlliçi: Arsyeja pse te Unaza e Re do të votohet në kontejnerë

Mashtrimi i Veliajt me shkollat, Këlliçi: Arsyeja pse te Unaza e Re

Dështimi i kryebashkiakut aktual Erion Veliajt për të mbajtur premtimin e dhënë për ndërtimin e disa shkollave në zona si Astiri dhe Yzberishti, sipas rivalit të tij Belind Këlliçi në garën për bashkinë e Tiranës, është arsyeja pse 70 mijë banorë të “Unazës së Re” do votojnë në kontejnerë më 14 Maj.

“Zona e Unazës së Re është lënë në harresë në të cilën jeton rreth 70 mijë qytetarë dhe nuk ka një shkollë, një çerdhe dhe një kopsht. Madje, të dielën e 14 majit në këto zona do të votohet në kontejnerë, pasi nuk ka një hapësirë normale. Zotëria e ka mohuar këtë akuzë që unë kam bërë dhe ka rezultuar e vërtetë”, tha ai.

Këlliçi tha në emision “Debat” se miliona euro nga taksa e arsimit dhe strehimit kanë shkuar në tendera korruptivë, në vend që të përktheheshin në investime.

 “Ndërkohë, zona e Kodrës së Priftit, zona e Liqenit të Thatë është njësoj, pa asnjë shërbim. Sot, janë 50.500 fëmijë nga mosha 0 deri në 6 vjeç. Bazuar në të dhënat zyrtare të Bashkisë së Tiranës, janë 39 çerdhe dhe 46 kopshte që janë publike dhe trajtojnë 12 mijë fëmijë dhe 38500 fëmijë mbeten pa trajtuar.

Fokusi im është që në dy vitet e para, taksën e strehimit social prej 3%, e cila vjen për shkak të lejeve të ndërtimit, unë ta destinoj 100% në sipërfaqe për çerdhe dhe kopshte. Kam dhënë premtimin që në vitin e tretë nëse do të ketë një familje të vetme që dëshiron që fëmijën ta çojë në çerdhe apo kopsht publik, por nuk e ka mundësinë, unë do t’i paguaj një kupon 100 mijë lekë në muaj për t’i subvencionuar privatin”, u shpreh Këlliçi.

Të fundit