Flash News

Ditari i Opozitës

“Mashtrues ”, Edmond Spaho përplaset me kryebashkiakun e Maliqit; shoqëruesit e Topçiut e dhunojnë

“Mashtrues ”, Edmond Spaho përplaset me kryebashkiakun e

Deputeti demokrat Edmond Spaho është dhunuar nga njerëzit që shoqëronin kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu teksa ky i fundit po zhvillonte një takim me traktoristët e qytetit.

Spaho ishte duke filmuar dhe dëshmuar se si kryebashkiaku po tentonte të blinte votat e 14 majit nga qytetarët, në momentin që disa persona që shoqëronin Gëzim Topçiun, e kanë shtyrë dhe goditur duke i marrë edhe aparatin celular.

Në një reagim për mediat Spaho tha se ishte një aktivitet që s’kishte lidhje me bashkinë, por me interesat e kryebashkiakut.

“Në fushën e sportit të Vreshtasit janë lajmëruar të mblidhen gjithë traktoristët e Bashkisë Maliq me gjoja regjistrimin që do t’ju bëhet për t'u bërë targat. Të gjithë traktrorët u mblodhën këtu, i mblodhi Gëzim Topçiu dhe u kërkoi të votojnë për të. Ky është një aktivitet që s'ka lidhje fare me bashkinë, as me deputetin Ilir Përndavinji apo kryetarët e njësive administrative. Është një aktivitet i palejuar që zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale”, tha Spaho.

Pjesë nga biseda:

Spaho: Ku është Gëzimi (Topçiu) ma tregoni pak?

Fermeri: Gëzimi është aty, te ai zetori atje.

Spaho: Ku është ai Gëzimi?

Fermeri: Ja andej tutje.

Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë tatktorët me premtimin dhe gënjeshtrën që do tu japë targat.

Ilir Pendavinji (deputet i PS): Ca ke o Mondi, nuk është gënjeshtër.

Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.

Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.

Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.

Spaho: Ja edhe deputeti tjetër që ka ardhur për tu vënë targat traktorëve.

Pendavinji: Ik o Mondi, ik tani.

Spaho: Shikoni kryetarin e Bashkisë si mbledh vota.



Të fundit