Flash News

Ditari i Opozitës

Maska e detyrueshme me akt normativ, Basha: Qeveria t’i sigurojë falas për të gjithë qytetarët

Maska e detyrueshme me akt normativ, Basha: Qeveria t’i sigurojë

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Rama të menaxhojë siç duhet situatën dhe të lërë mënjanë sulmet ndaj opozitës, ndërsa u pyet të komentojë mbi masën e re të qeverisë për pandeminë, mbajtjen e maskës kudo, përveç shtëpisë, në të kundërt çdokush do ndëshkohet me gjobë.

"Dili përpara të keqes. Po t’i kishte vënë veshin masave të propozuara nga opozita nuk do të arrinim në këtë gjendje", tha Basha.

Sipas tij, qeveria nuk duhet t’i injoronte propozimet e opozitës. Basha ka ngritur si shqetësim pamundësinë e familjeve për të blerë maska dhe dezifektantë. Nëse pagesat e inceneratorëve do të ishin përdorur në funksion të interesit publik, personeli dhe qytetarët do të pajiseshin me maska falas.

Të fundit