Flash News

Ditari i Opozitës

Maskat me detyrim, Basha akuza qeverisë: Gjobëvënësa! Pas lëshimit të blindave, tani fshihen pas maskave

Maskat me detyrim, Basha akuza qeverisë: Gjobëvënësa! Pas

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek akti normativ i miratuar nga qeveria për kthimin me detyrim të përdorimit të maskave. Në takimin e përditshëm me gazetarët, Basha është shprehur se “qeveria është një gjobvënëse ndaj qytetarve dhe bizneseve, vetëm që mos marrë masa ekonomike që u vijnë në ndihmë shqiptarëve.”

Pas nxjerrjes së blindave në fillim të pandemisë, tashmë qeveria fshihet pas maskave, deklaroi kryedemokrati Basha.

 “Situata ka njohur një tjetër përkeqësim. 257 raportuar zyrtarisht dje, ndërsa viktimat 439. Ndërkohë qeveria nuk ka marrë asnjë masë të vetme. E vetmja masë që ka marrë është të gjobisë qytetarët. E vetmja masë veprimptari e qeverisë në kohën kur çdo shtet tjetër po merr masat më të forta kunëdr pandemisë, është të gjobisë qytetarët. Është kthyer në një qeveri gjobvënës. Gjoba për qytetarët, bizneset, për këdo.

Gjoba për të mbushur një thesar të zbrazur, dhe zbrazet. I vetmi popull në Ballkan, shqiptarët që s’marrin asnjë mbështetje.

Vendet e tjera kanë ofruar paketën e katërt, po dje i pari i qeverisë edhe për pak kohë tha se s’do ketë asnjë paketë të tretë. Përgjigjia e vetme e Ramës është gjoba. Njëherë blindat, tani fshihet pas maskave. Vetëm e vetëm për të mos marrë masat që duhen marrë për të mbështetur mjekët, infermierët dhe mijëra shqiptarë që kërcënohen me vetëekzistencën dhe bukën e gojës. E keni parë që tani nuk tregojnë më sa teste bën ISHP dhe sektori privat. Sa janë serologjik dhe tamponë. Pse ndodh kjo?

Sepse Shqipëria vijon me numrin më të ulët të testimeve në rajon dhe Europë. Prej marsit e kam kërkuar rritjen e testimeve. Për të izoluar dhe shkëputur zinxhirin e infektimeve”, tha Basha.

Të fundit