Flash News

Ditari i Opozitës

"Matematika duhet të përsëritet", Luçiano Boçi tregon gafën te pyetja 27 e provimit

"Matematika duhet të përsëritet", Luçiano

Deputeti i PD-së i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Luçiano Boçi ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për provimin e matematikës të maturës shtetërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se ky vendim i Ministrisë së Arsimit nuk është parë askund dhe shton se kjo është dëshmi e një tjetër paaftësie dhe absurdi. Sipas tij, provimi i matematikës duhet të ribëhet për të vendosur drejtësinë dhe dijen në vendin që i takon.

Ai më tej tregon dhe gafën, sipas tij, të Ministrisë së Arsimit tek pyetja 27. “Në pyetjen 27, nxënësve u kërkohet të gjejnë nivelin e pistës në raport me nivelin e tokës? Ndërkohë, nuk ka koncept Nivel-Tokë si Niveli Zero”, thekson ish-deputeti.

Ai shkruan se ky është “niveli i detit” dhe kjo dihet nga të gjithë, përveç Kushit dhe ekspertëve të saj të nivelit zero. Sipas tij, pyetja është e pavlefshme dhe e gabuar shkencërisht.

Postimi i plotë:

NIVELI I TOKËS DHE NIVELI ZERO I TESTIT TË MATEMATIKËS

Testi i matematikës riktheu në opinion paaftësinë totale të ministrisë.

Specialistët e vërtetë kanë vënë alarmin për pavlefshmërinë e tij.

Askund nuk është parë që Ministrja të ndryshojë rishpërndarjen e pikëve dhe mënyrën e vlerësimit.

Kjo është dëshmi e një tjetër paaftësie dhe absurdi.

Provimi i matematikës duhet të ribëhet për të vendosur drejtësinë dhe dijen në vendin që i takon.

Nuk është vetëm “Sindi” peshëngritësja përrallore e çokollatave që e bën qesharak testin.

Specialisti i matematikës I. Alikaj denoncon dhe një gafë tjetër.

Në pyetjen 27 nxënësve u kërkohet të gjejnë nivelin e pistës ne raport me nivelin e tokës!!!!????

Ndërkohë nuk ka koncept NIVEL TOKE si NIVELI ZERO.

Ky është NIVELI I DETIT.

E kjo dihet nga të gjithë, përveç Kushit dhe ekspertëve të saj të nivelit zero.

Pyetja është e pavlefshme dhe e gabuar shkencërisht.

Më gabime të tilla dhe shkencore ky provim nuk vlen, sepse nuk diferencon njohurinë e maturantëve.

Ai është nul!

Matematika duhet të përsëritet!

Të fundit